Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Çdo gjë jeton në imagjinatën njerëzore

“Çdo gjë jeton në imagjinatën e njeriut. Duke i dhënë hapsirë kreativitetit mendor, pasurohet imagjinata e njeriut dhe realizohen kryevepra në botën tre dimensionale”, Dr. Vlora Obertinca.
Në netët e vona kur i shihni yjet lart në qiell, njëri nga ata yje jeni ju. Secili yll ka shkëlqimin, vendin, bukurinë dhe rëndësinë e vet. Duke u bërë bashkë yjet e zbukurojnë qiellin lart dhe i japin kuptim natës dhe disponimit tonë. Shkëlqimi i tyre në qiell bënë ta ndjejmë shkëlqimin e njëjtë brenda vetes sonë, sepse atë që e ndjen ylli lart në qiell e ndjejmë ne në tokë dhe anasjelltas.
Madje, edhe fizika kuantike e ka vërtetuar se çdo ndikim në grimcat më të vogla të qelizave të njeriut, qoftë edhe një vibrim i zërit, reflektohet në të njëjtin moment deri në grimcat më të vogla përbërëse të Universit.
Secili nga ne bart një shpirt që me dritën e vet ndriçon dhe e bën funksionale jetën dhe ekzistencën në tokë. Të gjithë jemi një, të barabartë me njëri tjetrin dhe njëkohësisht të gjithë së bashku jemi një dhe të pandashëm me Universin.
Dritë ditën e yll natën, këta jemi ne qenjet më e bukura dhe më të mençura në Univers.
Mendoni të mirën dhe të bukurën për veten dhe të tjerët sepse, kështu e gëzojmë bukurinë dhe rrisim madhështinë e të jetuarit të jetës së përditshme.
Ne jemi pasqyrë e njëri-tjetrit!
Please follow and like us: