Zi konspiracionistësh pas hakerimit të tregtarit të dronëve që mori lodra selsi
Aktivistët ukrainas njoftuan se kanë hakuar llogarinë e blerjeve në internet të një vullnetari rus, që po blinte drone për forcat e Moskës dhe i drejtoi paratë për lodra erotike. Grupi Kiber Sprotyv njoftoi se kishin në shënjestër llogarinë AliExpress të Mihailo Luchin, një mik i blogerit ushtarak pro-rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg të dielën. Luchin po mblidhte para për të blerë dronë që do të përdoreshin nga trupat ruse në Ukrainë, transmeton Telegrafi. “Ai është një kriminel lufte, vullnetar, bloger dhe tani një pronar dildosh”, thanë hakerët në një deklaratë, duke postuar një pamje të tyre duke përdorur llogarinë AliExpress të Luchin. Ukrainasit pretendojnë se kanë blerë lodra seksuale me vlerë 25 mijë dollarë përmes llogarisë së Luchin.