Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Shalari: E premtja s’është e zezë vetëm për Krishtin

 

E premtja s’është e zezë vetëm për Krishtin

Thonë se Ponci të premten i lau duart me Krishtin,

pastaj thonë se si shpërblim i dha kryqin,

Pastaj thonë se shpërblimi u harrua,

pastaj thonë se të dielën ai u zgjua.

U zgjua dhe dënimin  na e hodhi menjëherë,

mbi shpinë, ndaj mbetëm të kërrusur qysh atëherë.

 

Të premten qysh atëherë e shkruan me të zezë,

a thua s’kish pasur dhe më parë ndonjë varrezë?

e zezë në kalendar ka mbetur dhe tani,

e premtja fatkeqe, s’ka tjetër melodi,

Krishti nuk shpëtoi, njerëzimi kursesi,

Dy vdekje s’i mban dot e premtja batërdi,

ndaj qysh nga koha e kryqit, të dielën bie shi.

Please follow and like us: