Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: “Veshun me diell, mbathun me hanë” si Aluzion

“Veshun me diell, mbathun me hanë,” —një shprehje poetike e jashtëzakonshme— ka marrë në shqip statusin e një aluzioni biblik, përdoret si mjet letrar—literary device—por prap si e tillë nuk mjafton për t’u konsideruar evidencë e Intertekstit Biblik.

Përkrahësve të Intertekstit Biblik më duhet t’iu rikujtoj përkufizimin e Aluzionit si mjet letrar, më saktë si figurë e mendimit: “ Aluzioni është përdorimi i një shprehjeje të njohur e cila synon të sjellë  ndërmend tekstin burimor, por pa e përmendur a cituar drejtpërdrejt”.

I tillë ështe konsideruar edhe në Shqipëri.

Duke qenë se Shqipëria, kulturalisht, mbetet vend i batutave po sjell si shembull një ngjarje episodike nga “Big Brotheri” politik i vitit 1960. Kur Hrushovi iu drejtua E. Hoxhës, “Ju do të shiteni tek Imperializmi për tridhjetë aspra”, Marksisti i Kremlinit—Pjeçornij Marksisti—nuk synonte të lartësonte biblën, ndërkohë që as tirani minor i Tiranës nuk reagoi, “e ke marrë prej Biblës, Nikita Sergejeviç”!

Ja një listë aluzionesh biblike të cilat tashmë janë klishe që mund të përdoren pa referencë ndaj tektit të origjinës:

Djali plangprishës,

Puthja e Judës,

U shit për tridhjetë aspra

Samaritani i mirë,

Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë…

E veçanta e shprehjes, “Veshun me diell, mbathun me hanë” konsiston në intensitetin e saj poetik i cili, i ndihmuar edhe nga  atletizmi fonetik i gegnishtes, ka penguar kthimin e saj në klishe.

Ky varg vezullues i Bogdanit e tejkalon Zbulesën 12:1 “Një grua me rroba dielli dhe me hënën poshtë këmbëve…” sepse e shtyn metaforën drejt metamorfozës, e transformon imazhin dhe kuptimin e tij nga “Hëna poshtë këmbëve” —Hëna simbol i shtysave të errëta në “mbathun me hënë” —Hëna si simbol i bukurisë harmonike.

Please follow and like us: