Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Bogdani, Gëtja, antologjia e Rudolf Markut!

Në fjalën time mbi Antologjinë e Rudolf Markut iu referova Gëtes. Në “Prologun në qiell”, në hyrje të tragjedisë “Faust” Gëtja sjell harmoninë e rruzujve qiellorë, një koncept Pitagorian. Mandej bastin e Zotit me Mefistofelin për Faustin. Një bast i tillë i Zotit me Satanin e gjen në rreshtat e para të librit biblik të Jobit.
Ne tragjedinë e Gëtes e lexojmë si tekst letrar. Referencat e tij te filozofia e Pitagorës, apo marrjen nga bibla e bastit të Zotit me Satanin i lexojmë si gjetje të bukura letrare ne funksion të synimeve artistike të tragjedisë.
Kështu Bogdani ynë nuk bën ndonjë mëkat që ka marrë nga Apokalipsi i Gjonit imazhin aq të mrekullueshëm të Shën Marisë me kurorën e yjeve ngjeshur në kokë, me diell veshun e mbathun me hanë, me kërthiun Jezus në grykë në dorë.
E lexojmë si tekst letrar dhe mahnitemi.
Ashtu siç të mahnisin koncepsionet pitagoriane apo biblike te Gëtja…
Gëtja që vjen në kohë pas Bogdanit..

 

Please follow and like us: