Vepror Hasani: FAMILJA E VËLLEZËRVE FRASHËRI
(Nëna e tyre ishte nga Korça, bijë e Mirahoreve, mbesë e pashallarëve të Plasës).
Një prej poezive të vëllimit “Lulet e Verës”, poeti Naim Frashëri e shkroi enkas për Korçën. Nga Korça ishte nëna e tij, Emineja, bijë e Mirahorëve, themeluesve të qytetit të Korçës, saktësisht bijë e Islam Mirahorit dhe e Zymbyles. Vetë Zymbylja (nëna e Eminesë), ishte bijë e Mehmet pashë Plasës, pasardhës të Sinan Pashës, pashait më të fuqishëm të Toskërisë.
Për gjyshin e vellëzërve Frashëri (nga nëna) thuhej: “Do të dijë der’ e Plasës?!”
“Plasa është një katund në veri të Korçës, në shekujt XVII e XVIII ka qenë banimi i fisit të Sinan Pashës, i cili ishte një ndër Pashallarët më të fuqishëm të Tosknisë. Kjo familje e përmendun ka pasë n’at vend saraje të mdha, gërmadhat e të cilave shihen edhe sot.
Populli në kohë të fuqisë së kësaj familjeje thoshte: “Do të dijë der’ e Plasës!” për me diftue se oxhaku ose fisi i Pashallarëve të Plasës nuk trembej as nuk merrte në sy çfardo rreziku”.
Emineja u martua në Frashër me Halitin, me të cilin pati 6 djem dhe 2 vajza:
1- Abdylin (1839-1892),
2- Nafisenë (1841-1894),
3- Sherifin (1843-1874),
4- Naimin (1846-1900),
5- Shanishanë (1848-1871),
6- Saminë (1850-1904),
7- Tahsimin (1853-1876), vdiq i ri, student
8- Mehmetin (1856-1918).
Please follow and like us: