Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: Me mikun e poetëve

Për Lazim Destanin më kanë folur gjithmonë me admirim edhe Ali Podrimja edhe Azem Shkreli.
Madje Lazim Destani ishte i fundit që e përcolli Azem Shkrelin në aeroport, në atë udhëtimin e fundit që Azemi nuk arriti të mbërrij në Prishtinë, pasi që ndërroi jetë në aeroplan.
Lazimi edhe sot vazhdon të qëndroj pranë poetëve e artistëve.
Ai sot është shqiptari më i suksesshëm në botë, me biznese të shtrira në katër kontinente dhe me një pasuri disa miliardëshe.
Festën e pavarësisë e kaluam bashkë me Lazimin, në shoqëri edhe të miqve të tjerë, me këngë, poezi e evokim të kujtimeve për miq.
Se di pse por unë mendoj se edhe biznesi është veprimtari krijuese, sidomos kur e shoh atë që Lazimi e ka krijuar.
Please follow and like us: