Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam Fadil Hasa

Më 8 prill 1940 lindi një nga ikonat e paharruara të humorit Shqiptar, i pazëvendësueshmi Fadil Hasa (1942-2018)
Është shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit. Ka luajtur role të ndryshme në komedi, skeçe, parodi e pantonima e forma të tjera të humorit. Për publikun shqiptar të njohura janë disa role si Lushi në “Sheqer, sheqer” ; Rrema tek “Or ti i kshillit”; Hamdia në “Mysafiri i paftuar”; tek monologu “Qyli” etj.
Pjesa “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, mbetet e paharruar, e po kështu edhe të tjera pjesë, si “Tekniku i lavatriçes”, “Tungjatjeta pelivan”; apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e televizionit publik shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit.
Fadil Hasa ka luajtur edhe në filma artistike si: Zëvendësi i grave (1987) roli i Shabanit; Mao Ce Dun (2007) roli i Hekuran Romalinit; Kronikë provinciale (2009). Vendlindja e tij është Kruja, por ai njihet nga të gjithë si Fadili i Estradës së Durrësit.
Ai ka luajtur rolin emblemë të “Mao ce Dun”, në vitin 2007, rol ku ka marrë edhe titullin “Aktori më i mirë”. Rolet e tij i kanë dhënë një vlerësim nga publiku, nga mënyra sesi aktori Hasa trajtonte problemet e shoqërisë shqiptare me nota humori.
U nda nga jeta më 17 korrik 2018, në moshën 78-vjeçare.
E kujtojmë me nderim e respekt.
Please follow and like us: