Binak Kelmendi: Çanakalaja
Në Bosfor anije e barka
Me raca e flamuj bote
Tutje dhe përnjëherë Azia
Afër Gallipoli me topa
Shqiptarët barut dhe mish i gjallë
I vdekur
Për Çanakalanë
Rënë mbi Dardanele
Me dardanët pa busull
Ende ‘Çanakalaja dridhet’
Nga zanore vajtimi
Për tregtiza Stambolli
Stamboll, 1 prill 2023.
(Wikipidia thotë se në luftën e Gallipolit në vitin 1915 -1916, në anën e ushtrisë turke, kanë marrë pjesë 35 mijë shqiptarë, ndërkohë që në Kosovë e në Shqipëri bënte kërdinë ushtria e Serbisë).
Please follow and like us: