Jorida Satka: Prapë…
Prapë…
Unë
Hije në veten tënde.
E sheh?
E ndien?
Veshim me vështirësi vargjet.
Po… kënaqemi me puthje gërmash.
Prapë unë…
Që varem në shenjat e pikësimit tënd
e ti që mundohesh të më vesh në gjumë me strofat e tua.
Prapë unë
kërkoj e kërkoj frymëmarrjen
tek lotët e gurëve…
E ti me lëvoret e pemëve i fshin.
Prapë unë
i lutem malit të më sjellë aromën
e harrimit.
E ti me zhvesh ndjesitë si do ti.
Se ti je unë
e unë po ti.
Mëkatarët e shekullit të ri.
Please follow and like us: