Albspirit

Media/News/Publishing

Heshtja e popullit dhe ulërimat e analistëve dhe gazetarëve nëpër studio televizive

Mevi Rafuna

Në emrin e popullit dhe në emrin e Zotit janë ba krimet më të mëdha, gjyqet publike dhe kriminelët kanë zbritur brenda nesh me fytyra ëngjëllore.

Aq të padjallëzuar në dukje saqë kriminelët kurrë nuk janë dënuar, kanë jetuar lirshëm me apo pa ndërgjegje,  sepse të tillët nuk i vret as ndërgjegjia e tyre.

T’i thuash vetes gazetar apo analist që pretendon se ke diplomuar në Gjithologji, duke e shkelur të Vërtetën, duke e vrarë zërin e lirë dhe mendimin kritik kjo ndodh vetëm nëpër studiot tona televizive.

Kam parë emisione të viteve ‘80-‘90′ e edhe më herët kur njerëzit flasin normalisht, më zë jo të lartë pa ofenduar, por duke argumentuar me qetësi dhe vokabular të gjerë dhe njohuri adekuate në secilën fushë të caktuar.

Sot këto gjëra nuk i sheh më. Ulërima, britma, sharje, ofendime dhe linçime ndaj të gjithë atyre që janë kundër sistemit që mbi dy dekada e shkatërroi qenësinë shqiptare, aspiratat tona dhe ëndrrat tona si komb i përvuajtur.

Është një shtresë e këtyre shërbëtorëve që bëjnë çmos që vendin ta mbajnë në kaos nuk e duan dhe janë kundër një shteti demokratik dhe ligjor.

Sepse në një shtet normal këta janë askushi, që askush nuk do i pyeste për Gjithologjinë e tyre.

Manipulimi dhe propaganda më nuk kryejnë punë sepse njerëzit janë lodhur, sepse është e pamundur të jesh njeri normal dhe të punosh në sistemin përbindësh të Pa Dijes së tyre, në të cilin ata frymojnë. Ku atë që e shanin dhe e akuzonin para një dite, të nesërmen e përqafojnë.

A shihni intelektuale të mirëfilltë që ftohen nëpër studiot televizive?

Jo sepse ata nuk ftohen, injorohen dhe linçohen pikërisht nga parazitet e këtij sistemi përbindësh.

Krimi mbetet krim.

Vjedha është vjedhje.

Rrënimi është rrënim.

Tek ne janë rrënuar të gjitha Vlerat.

Na i kanë uzupuar Idealet, Kosovën e kanë shfrytëzuar si një prostitutë rruge dhe pastaj e kanë vënë në shitje.

Është për çudi se si një popull që përjetoi gjenocid dhe eksod Biblik u kthye i tëri në atdhe.

Flenë në tokë pa shtrojë e pa mlojë por i dëshmuan botës se e duan atdheun e tyre.

Kush na i uzupoi ëndrrat që të jetojmë lirshëm në shtetin tonë, kush na i rrënoi vlerat dhe kush na shndërroi në nomadë, t’i mbyllim shtëpitë me çelës dhe t’i lamë pleqtë jetimë në pleqëri?

Të gjitha këto e kanë një emër…

Please follow and like us: