Katjusha Pogaçi: BËHU E THJESHTË SI NJË SHTËPI PLAZHI
Bëhu e thjeshtë si një shtëpi plazhi
Me shapkat mbushur rërë e guaska,
Nën krakuritjen e çuditshme të pulëbardhave
Dhe fajancën e bardhë baltore të pjatave.
Bëhu e mirë si një shtëpi plazhi
Ngarkuar me pritje, me diell e det
Në sy shkruaj heshtjen prej zalli,
Si dita e fundit plazhistët përcjell.
Bëhu e bardhë si një shtëpi plazhi
Si velë jahti që era e tund,
Mbi detin Tirren ku rrymat përplasen
Me blunë e thellë vertikal pafund.
Sardenjë, E hënë, 22 korrik 2013.
Please follow and like us: