Ditët e fundit shkrimtari Shefqet Meko la pas zhurmën amerikane duke i bërë vend një „zhurme“ tjetër, por që në këtë rast është ndryshe. Në hapësirën shqiptare nga Tirana në Shkup e më pas dhe në Prishtinë, zhurma u ndje profesionalisht në mjaft mjedise intelektuale ku u promovuan librat e tij më të fundit “Viza Amerikane” dhe “Saga përtej Atlantikut”. Ndërsa novela “Viza Amerikane” është një dëshmi e fuqisë letrare për të demaskuar të keqen, tjetri, “Saga përtej Atlantikut”, është një prurje profesionale autorit që sjell një histori të jashtëzakonshme, që buron në përditshmërinë e jetës amerikane, duke patur në sfond kujtimet dhe persiatjet e vetë këtij intelektuali shqiptar, i cili nuk e ndan vendlindjen e tij nga mendja dhe zemra. Mes këtyre mesazheve dhe fjalëve të tjera promovuese librat dhe autori gjetën një udhë në këtë trekëndësh kombëtar që natyrshëm foli dhe ende flet shumë. Po pse themi kështu?
Larg fjalisë “Urime, keni botuar një libër”!, apo dhe fjalive të tjera që shkojnë tek rrahja e shpatullës, ajo që ndjejmë dhe ndjekim në këtë udhë është vlera që përfitohet nga promovimi i një libri dhe vlera që pasqyrohet me promovimin e tillë të librit. Së pari ndryshe nga herët e tjerë aty shihet ndarja e ekspertizës intelektuale, krijuese dhe unike, e cila kontribuon në njohuritë kolektive të industrisë së librit dhe komunitetit që mbetet me njërin sy tek krijimi dhe tjetrin tek lexuesi, por që së dyti edhe ofron vlerë për sallën promovuese, për Tjetrin dhe për lexuesit e dedikuar. Tashmë botohen dhe vetëbotohen mjaft libra çdo vit, ndaj botimet dhe dalja e librave në dritë duan kohën, përpjekjen dhe buxhetin, si para botimit, gjatë promovimit, por edhe pas promovimit të librit që pastaj të futet në një luftë të njohur e të panjohur me një konkurrencë thuajse të ashpër.
Në sallat e tilla promovuese autori i këtyre dy librave u pa nën shoqërinë e disa figurave intelektuale me emër në fusha të ndryshme, pos asaj botuese, sikurse janë Arben Çejku, Luan Zyka, Ahmet Prençi, apo dhe ndonjë tjetër, që për arsye të qasjeve fotografike kërkojmë ndjesë që nuk ia përmendim emrat, gjë që flet se serioziteti dhe profesionalizmi i promovimit të tillë kishte një gjuhë ndryshe, një gjuhë reale. Kjo gjuhë ishte jashtë servilizmave që zakonisht ndjhen në salla të mëdha, ku duartrokitet dhe flitet si në mitingje, gjë që kjo në vetë qasjen vizuale të publikuar duket se flet për një fakt pozitiv promovimi. Kjo tingëllon akoma më bukur, kur dihet se çdo autor dëshiron të shesë libra, si për të parë idetë e tij të lulëzojnë dhe për të njohur një kthim të investimit të tij në kohë dhe/ose para. Fatkeqësisht, lexuesit nuk do ta gjejnë dhe blejnë vetëm librin duke dëgjuar duartrokitje dhe fjalë lëvduese, sepse është i disponueshëm për blerje në salla ose dyqane të tjera, por kur dëgjojnë, shohin, perceptojnë pos këtyre emrave realë se ka seriozitet, natyrisht promovimi i tillë profesional shton oreksin real dhe më të ndjeshëm për librin.
Kjo na tregon se autori me këtë model promovimi ka shkuar më tej se sa faktori të botosh një libër pa një plan promovues është si të vendosësh një varkë me vela në ujë dhe të presësh që ajo të lëvizë pa erë. Duke ditur se gjërat e qasjes në rrjetet sociale janë vetëm disa nga mjetet promovuese të librave që veprojnë të shtyjnë si era, dhe që shrbejnë për të nxitur shitjet e librit ana kryesore shkon pikërisht tek ky model promovimi, ndoshta që kushton pak, por që flet për një rezultat të qartë.
Shpesh librat e panjohur, nga autorë që ndodhen jashtë territorit Amë, ofrojnë përmbajtje me ndikim të ndjeshëm për lexuesit, që do të thotë se temat dhe artikujt e marrë janë të efektshme dhe ofrojnë mundësi të rregullta dhe të përsëritura për t’u promovuar, ndaj dhe duhen parë më së shumë në këtë model promovimi. Kjo na tregon dhe faktin se çelësi për gjenerimin e shitjeve të librave është që gjithnjë të eksperimentosh me promovime të reja, t’u japësh promocioneve një kohë të përshtatshme për të prodhuar rezultate, të promovosh vazhdimisht (një erë e fortë merr vetëm një varkë me vela deri tani, por që shkon më tej kur ajo bëhet akoma më e fortë) dhe nga ana tjetër edhe të analizosh rezultatet për të marrë vendime të zgjuara promovuese.
Këto promovime, natyrisht të ndjekuara nga larg, me aq sa kemi parë kanë treguar se librat e Shefqet Mekos kanë një përfaqësim të prekshëm të vetë ekspertizës së tillë profesionale dhe intelektuale. Një promovim i tillë është i zbulueshëm, i kërkueshëm dhe i ndashëm në kuptimin më të mirë të vlerës dhe antivlerës së sallave të dyshimta. Natyrisht pos asaj me promovimin dhe krijimi i rregullt i përmbajtjes promovuese si postimet në blogje dhe online, vendosjet e artikujve dhe angazhimeve fjalëpromovuese në mediat sociale ushqejnë një komunitet që më pas do t’ju kërkojë shërbime më të thella, për të cilat pena e shkrimtarit dhe publicistit Meko është mprehur dhe qëndron e tilllë me talentin e tij të hershëm, që ka në thelb respektin dhe sinqeritetin. Kjo, natyrshëm vjen dhe nga konsultimi, të folurit, mendimet dhe bisedat në Internet, ose mundësi të tjera që vijnë nga fakti dhe realiteti.
Nuk është e pazakontë të dëgjosh nga autorë të tjerë të shkruhet pozitivisht për librat dhe vlerat që sjell Shefqet Meko, natyrisht teksa lexon dhe shkrime e publikime të respektueshme, por ajo që duhet të thuhet është se gjithnjë një zemër e mirë e rrethuar me zemra të mira prodhon dashuri, vlera, sinqeritet dhe respekt ku sytë i takojnë lexuesit dhe mendimet leximit. Dhe kështu autori i këtyre librave natyrshëm si mjaft të tjerë ka përballuar dy beteja të rëndësishme, tek të cilat lexuesi është ushtari i fundit që merr pjesë. Të shkruash një libër është punë e vështirë, është njëra betejë, por është vetëm njëra, ose gjysma e betejës, pasi libri të përfundojë, duhet të promovohet përmes marketingut dhe publicitetit, ndaj dhe ne nuk po flasim për nënshkrimet e librave dhe mediat sociale, apo dhe shkrimi i artikujve që është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur audiencën dhe për të ndërtuar një komunitet afër librit.
Dhe kjo do guxim. Këtë guxim e ka dhe na e ka treguar ky fakt me dy librat e Shefqet Mekos. Ndërsa shumë autorë janë të frikësuar nga ideja për të shkruar një artikull, edhe pse ata kanë shkruar një libër të tërë, vetë ky shembull me mjaft artikuj rreth këtyre librave flet qartë. Autorët në mjaft raste kanë të drejtë kur supozojnë se është një lloj tjetër shkrimi, por sigurisht që është diçka e dobishme që pothuajse çdo autor mund ta bëjë me qasjen e duhur.