Odise Kote: DITA E XHAMTË…
Ra kambanë e Kishës e zoti s’tha asgjë.
U kujdes sa shumë, të mos shkelja ligjin.
Heshtjen e përgjaku këndezi i mëngjezit,
Shkëlqim – kallkanin e rrugës gërvishi.
Kaq i mrroltë dimri, kaq e fjetur pritja,
Rrotull veç braktisje, era piruetë!
Çik një kreshtë malli, shkoj pērmidis akujsh,
Fêrgëllojnë përposh ajsbergët e thellë.
Mes meje dhe ëndrrës, histori triumfi,
Frikëra pa fund. Padurim nê djep.
Gjallojnë mumjet në ditë të së shkuarës,
Gjërat e përveçme vetmitare në cep …
Shënjon buzëkuqen kjo ditē e xhamtë.
Sikur njē nga një shuguron marrëzitë.
Një flakëz cek puthjen që s’di çfarē e pret,
Dhe s’bën si pranvera, dashuri me qershitë…?
Please follow and like us: