Agron Duka: Në Hagë nuk kanë dalë ish drejtuesit e UÇK-së në gjyq, por vetë historia e Kosovës
Në Hagë nisi gjyqi më absurd në historinë e një sistemi drejtësie. Janë ulur në bankën e të akuzuarve ata që luftuan në vendin e tyre, ata që luftuan për të mbrojtur tokën dhe shtëpitë e tyre, nga ata që kishin ardhur t’i digjnin, t’i vrisnin e t’i përdhunonin gratë.
Dhe, ndërsa ka ende mijëra shqiptarë që konsiderohen përfundimisht të zhdukur në Serbi, drejtuesit e luftës çlirimntare janë sot zyrtarisht para gjykatës.
Ky gjyq është më shumë se një gjyq kundër disa ish udhëheqësve. Ai është gjyq kundër një lufte çlirimtare, kundër vete historisë së Kosovës.
Ne nuk e dimë me saktësi se çfarë e motivoi këtë lloj drejtësie, nëse kjo ishte një përpjekje për të bërë drejtësi deri në “fijen e flokut” apo për të bërë një balancë politike me serbët.
Një ditë ata do të kthehen në Kosovë fitimtarë, duke pastruar njëherë e përgjithmonë edhe luftën e një populli për liri, duke zhdukur edhe fantazi famëkeqe si ajo e shtëpisë së Burrelit ku merreshin organe njerëzore.