Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: LULJA E PLAGOSUR

 

Mezi merr frymë

lulja e përgjakur

 

E qëlluan me plumba

ishte me fustan të kuq

 

Natën zbritën yjet e përlotur

ia lidhën plagët

me këmishat e tyre

 

Me karrocë të hënës e nisen

ku ishin shqiponjat

 

Lulja hapi sytë

S`do të vdes pa e parë

diellin mbi Dardani.

Please follow and like us: