Astrit Lulushi: Gjurmo gjuhën për shkuar tek origjina
Gjurmo gjuhën për shkuar tek origjina. Pelazgët Albanë ishin ndër popujt e parë. Ata u shpërndanë, duke përhapur racën në thuajse gjithë botën. Ishin racë hyjnore, me origjinë në qiell, thonë disa, duke sjellë dëshmi durimin që kanë për të pritur dhe mbetjet e gjuhës së tyre.
Në Fjalori latin, artikulli Alb zë një vend të veçantë.
Alba – gur i çmuar i bardhë, i qartë, shqip, agim, zbardhet dita – është fjalë pellazge e fjalorit latin.
Albus ishte qyteti-mëmë i Romës, ndërtuar nga Ascanius, i biri i Eneas. Liqeni dhe mali shkëmbor aty pranë u quajtën Alban e Albanus. Qyteti u shkatërrua nga Tullus, mbreti i tretë i Romës, dhe nuk u rindërtua kurrë më.
Emër i disa qyteteve të tjera si, Alba Fucentia (Pafaj), në veri-perëndim të Lacus Fucinus, në kufijtë e Marsit, tani Colle di Albe.
Alba Pompeia, në Liguria, në lumin Tanarus; Alba Helvia ose Alba Helvorum, në Gallia Narbonensis, tani Viviers.
Alba, emri i një mbreti në Alba Longa; Alba, lumë në Spanjë.
Albis, albus, e bardha e vezës.
Albana , një rrugë që të çon në Capua; Albania, vendi Shqipëri pranë Italisë. Krahinë në bregun e Detit Kaspik, tani Dagestan dhe Lesghistan.
Alban quhej miku i sinqertë (i bardhë, i pastër), që i përkiste vendit përtej “mare Albanum”.
Mbi majën e malit Alban qëndronte tempulli i Juppiterit, deri ku shtrihej një rrugë e shtruar, ende pjesërisht ekzistuese, për procesionet festive në festat e latinëve (feriae Latinae), si dhe për gjeneralët romakë.
Lapis Albanus, ishte një lloj guri i latuar nga mali Alba, quhej shpesh “Albanae columnae”.
Albo, vetëm në arkitekturë, ka të bëjë me zbardhjen e mureve, nga vjen albarium opus, ose al-barium, llaç i bardhë, i përbërë nga gëlqere, gips dhe pak rërë të imët lumi, me të cilin mbuloheshin muret dhe bëheshin të bardha; gjithashtu, me trajtën albaris, quhej ai që bënte llaç, një suvaxhi, nga albus, i veshur me të bardha: Në lojërat circeneze, njëra skuadër, e cila ishte e veshur me të bardha, quhej albati (të bardhët). Shprehja, “albente caelo”, u përdor për herë të parë në prozë nga Sisenna, për shfaqjen e dritës së ditës. “Albescente” ose “albesia”, ishte një mburojë e madhe e përdorur nga Albensët, që quheshin ‘popull i racës marsiane’.
Albion ishte një emër i lashtë për Britaninë. Albis, një lumë i Gjermanisë, tani Elba.