Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Lumi i kësaj nate…

 

Lumi i kësaj nate rrjedh

me aromën e luleve kudombas.

 

Me hapat që rrëshqasin brigjeve,

virgjëresha, dema, sarhoshë,

pelegrinë e mëkatarë,

me guximin e vetëçlirimit të thellë,

shkëputin njē nga njē,

dēshirat e kësaj bote.

 

Është koha kur prifti thotë betimin,

dhe një fëmijë që fillon tē qeshë,

mamaja e gjuan me pëllëmbë.

 

O lumë i shenjtē i ndritshëm si hëna,

qē i flet një reje në qiell,

dhe ecën me hapa korrieri.

 

Lumi i kësaj nate rrjedh

me aromën e luleve kudombas…

Please follow and like us: