Albspirit

Media/News/Publishing

Jodie Berndt: Sekreti i një martese të lumtur

Çfarë e bën një martesë të lumtur? Kjo është pyetja që ngrita gjatë një darke me disa njerëjo shumë kohë më parë. Duke parë nëpër dhomë  dy çifte sapo ishin fejuar, dy të tjerë kishin kaluar 30-vjetorin e martesës, dhe të tjerët ishin diku në mes  pyesja veten se çfarë do të thoshin njerëzit. Gjetja e mënyrave për t’i shërbyer njëri-tjetrit dhe vënia e nevojave të tjetrit përpara nevojave vetjake”- më tha një bashkëshortDuhet t’i kujtosh herë pas here partnerit se jeni një ekip. Ti nuk dëshironi të fitosh një përballje, sepse kjo do të thotë se bashkëshorti juaj duhet të humbasë. Sepse ti nuk je kundër partnerit. Por thjesht dëshiron të luftosh së bashku për të mbajtur martesën”- shtoi një grua e re. ”Do të thotë të pranoni pasionet e njëri-tjetrit. Edhe nëse nuk ju pëlqen diçka që pëlqenpersoni tjetër, mësoni më shumë rreth saj. Tek e fundit, mund të zbuloni se edhe juve jupëlqen”-deklaroi një çift i tretë. Më pëlqeu gjithçka që thanë të gjithë. Fjalët e thjeshta ishin shumë domethënëse dhe përforcuan diçka që kisha lexuar mbi lumturinë në martesë: çiftet i mban bashkë mirësia.

Mirësia, çelësi i kënaqësisë në martesë

Ju mund të mendoni se sekreti i një martese të suksesshme vjen nga gjëra të tjera. Komunikimi i mirë apo ndoshta përputhmëria në jetëseksuale. Ose kur nuk keni probleme me paratë. Sigurisht, të gjitha këto gjëra kanë rëndësinë  tyrePor kur vjen puna për të parashikuar stabilitetin afatgjatë dhe lumturinë në martesë, ajo që ka më shumë rëndësi ështëmirësiaDhe këtu nuk përfshihet vetëm gjesti i çuarjes në shtrat bashkëshortit/es një filxhan kafe në mëngjes. Studimet tregojnë se thelbi është pasja e një mentalitet bujar, pra të vlerësosh qëllimet e bashkëshortit/es, edhe nëse zbatimi i tyre mund të jetë i pafavorshëmPër shembull burri juaj mund të mos ketë dashur “qëllimisht tju bezdisë kur u largua nga tualeti; por ndoshta sepse nuk e kishte mendjenOse gruaja juaj mund të mos jetë bërë“qëllimisht” vonë për darkë. Ndoshta kjo ka ndodhur sepse ajo duhej të ndalonte në dyqan për të marrë dhuratën tuaj. Por ju e kuptoni idenë. Në vend se të gjuani gabimet e partnerit pët’i kritikuar menjëherëato, kërkoni gjëra që mund ti vlerësoni dhe t’i thoni faleminderitPra jini të qëllimshëm nëtregimin e respektit ndaj tijSiç thotë edhe Bibla, vlerësojeni bashkëshortin tuaj mbi veten tuaj, duke mos i parë interesat tuaja, por interesat e tij apo të saj.

Por… po sikur të mos jem edhe aq i mirë?

Mund ta imagjinoj se çfarë mund të mendojnë disa prej jush. Edhe unë mendova të njëjtën gjë kur lexova studiminDua të jem më i sjellshëm me Robin. Por… thjesht nuk jam aq eaftë”- thashë me vete. Por këtu qëndron edhe thelbi i mirësisë:ajo nuk është diçka që e kemi ose nuk e kemi. Bibla thotë se mirësia vjen me shpëtimin tonë, ndërsa Fryma e Shenjtë transformon zemrat tona. Fryti i Frymës, shkruan ShëPali, është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli. Mirësia, si të gjitha këto atribute të tjera të dhëna nga Zoti, është e disponueshme për të gjithë ne. Sipas një artikulli të Wall Street Journal disa muaj më parë, lutja bën diferencën, madje edhe kur njëri ose të dy partnerët tregohen të padrejtë. Ajo punon si një muskul, duke u forcuar me përdorimin e saj. Dhe gjithashtu forcohet me lutje të tjera. Kur njerëzit luten për mirëqenien e bashkëshortit të tyre sa herë që ndiejnë një emocion negativ në martesë, të dy partnerët – ai që falet dhe ai për të cilin lutet – raportojnë një lumturi më të madhe në marrëdhënie. / Fox News” – Bota.al

Please follow and like us: