Albspirit

Media/News/Publishing

Asnjëherë nuk e kam kuptuar “kafshimin e zilisë” ndaj artistëve shqiptarë

Asnjëherë nuk e kam kuptuar “kafshimin e zilisë” ndaj artistëve shqiptarë me karrierë të suksesshme jashtë vendit.
Rasti tipik është qëndrimi ndaj sopranos me famë botërore Ermonela Jaho, e cila mban edhe titullin “Artistja e Vitit” – Çmim Ndërkombëtar i Muzikës Klasike për vitin 2023.
Ftesës së saj për të zhvilluar një seri “masterclasses” pa asnjë kontribut financiar, i janë përgjigjur me indiferencë.
Çfarë vogëlsie shpirtërore prezanton kjo shoqëri ziliqarësh, të cilën Ermonela e përmbledh në mënyrë të goditur më një shprehje “kurrë nuk e kemi pranuar njëri – tjetrin”…
“Zilia është një ndjenjë që lind në momentin kur ndihemi të ndërgjegjshëm që jemi të dështuar” – thotë kritiku i shquar irlandez Oscar Wilde
Kaq e dështuar ndihet shoqëria e artit në Shqipëri, sa të mos i pranojë dot leksionet si kontribut nga “sopranoja ndërkombëtare e vitit”?!
Ky impuls primitiv, një ndjenjë inati i dhimbshëm, më shumë sesa fyen Ermonelën, nxjerr në pah ndjenjën e mangësisë të shoqërisë tonë kundrejt statusit shoqëror të saj, ku talenti dhe sakrificat e pakufishme ia kanë dekretuar me suksese, trofe dhe famë.
Njerëzit mendojnë se indiferenca e vret njeriun.
E keni gabim! Indiferenca thjesht e ndihmon për të kuptuar dekadencën e shoqërisë.
Respekt dhe admirim për modelin e suksesit të Ermonela Jaho!
Please follow and like us: