Silvana Begaj: Militantët partiakë, kjo turmë e magjepsur
Sigurisht që nuk habitem nga indiferenca dhe injorimi që na bëjnë ata që “na përfaqësojnë”, por më neveriten militantë që pranojnë të shkojnë pas tyre me admirim.
Nuk mund ta fsheh realisht neverinë që ndjej kur të zellshmit vrapojnë barkzbrazur pas “idhujve” që i kanë lënë të tillë dhe që i injorojnë sapo mbarojnë zgjedhjet.
Ne, emigrantët na quajnë tradhëtarë këta dhe servilat e tyre dhe harrojnë të përmendin se fëmijët e tyre i kanë jashtë për një jetë më të qetë, arsim cilësorë, shëndetësi më të mirë etj.
Edhe militantët, servilat, jashtë kanë pjesën më të madhe të familjarëve dhe të afërmve duke luftuar për mbijetesë dhe dalin si një turmë e magjepsur nga gjithë këto të mira që do të na vijnë nga zgjedhja e individëve që kanë aty që pa lindur unë dhe shumë prej tyre.
Prandaj nuk habitem që kërkesa jonë për ndihmesë nga shteti është lënë aty e pluhrosur nga arroganca e tyre dhe injoranca e atyre që i ndjekin pas!
Please follow and like us: