Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Mjerë ai njeri që i gëzohet pikëllimit të dikujt!

 

 

“Betejat e mëdha bëhen me ushtarët më të shkathët. Një ushtri e shkathët  me një gjeneral strateg dhe vizionar, është gjithmonë triumfuese”, Dr. Vlora Obertinca.

Kur furtunat e mëdha e të pa pritura në jetë na fshijnë përpara, në moment mund edhe të na rrëzojnë për toke dhe ai rrëzim i befasishëm mund edhe të na frikësojë. Por s’ka gjë, mos u friksoni gjatë kohë. Mblidhni forcat e ngrihuni në këmbë, fshijeni pluhurin nga rrobat, kokën lartë dhe vazhdoni rrugëtimin. Kjo sepse, çdo furtunë ashtu si vjen me rrëmbim, ashtu edhe ikën dhe mbi të gjitha ka ardhur për të na mësuar diçka.

Është më se e vërtetë që ka njerëz të cilët ndjejnë kënaqësi në rrëzimin dhe lëndimin e dikujt. Si mjerë ai që i gëzohet pikëllimit të dikujt, sepse ky gëzim i jep hapsirë karmas që ta godet pa mëshirshëm kur nuk e pret ai fare.

Kështu funksionojnë ligjet e Universit, atë energji që e lirojmë, ajo na kthehet.

Mos u zbrapsni asnjëherë nga qëllimet dhe ëndërrat tuaja për të realizuar ato. Furtunat me njerëz negativë vihen në rrugë nga Universi inteligjent për të na testuar, se sa jemi të fortë dhe të pa luhatur drejt suksesit dhe qëllimeve tona.

Kur ne nuk luhatemi nga besimi dhe dëshirat tona, furtunat zhduken sepse nuk mund t’i përballojnë fushbetejës me ushtarët më të shkathët, të cilët jemi ne.

Shigjeta duhet të ngrihet mbrapa për të marrë fuqi, e për të shpuar çdo pengesë që i del përpara.

Ne jemi strategu, gjenerali dhe ushtari më i mirë që kemi aftësinë që çdo luftë ta kthejmë në triumf dhe paqe!

Please follow and like us: