Anila Kalleshi: Asparagu në jetën e njeriut
Asparagu rezulton të jetë një burim i mirë vitaminash si vitamina A, C, E , K dhe B6 si dhe përmban folate, hekur, bakër, kalcium, proteina dhe fibra. Veçanërisht për konsumuesit e rregullt të tij, asparagu ofron disa të mira shëndetësore vështirë për t’u gjetur në një produkt të vetëm. “Njerëzit duhet patjetër të përfitojnë nga kjo perime, pasi tani është piku i sezonit dhe mund të gatuhet lehtësisht në një sërë pjatash, duke nisur që nga makaronat, në grilë e shoqëruar me sallatë, me karkaleca etj. Duke renditur të mirat shëndetësore që përfitohen prej tij, dietologët ju sugjerojnë 10 arsye pse ju duhet të hani më shumë asparag këtë sezon.
Arrini qëllimin për të mbajtur trupin në formë
E rreshtuar në krye të listës, mbajtja e trupit në formë do të jetë më e lehtë me konsumimin e asparagut, jo për shkak se ka përqindje të paktë yndyre dhe kalorie, por edhe sepse përmban shumë fibra të tretshme dhe të patretshme, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë në qoftë se ju jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Duhet të dini se për shkak se trupi juaj tret fibrat ngadalë, asparagu ju jep ndjesinë e ngopjes në mes të ngrënies. Asparagu ju ndihmon gjithashtu kundër kapsllëkut dhe sipas disa studimeve rezulton se mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.
Mban traktin urinar ‘të lumtur’
Asparagu përmban nivele të larta të aminoacidit duke e bërë atë një diuretik natyral. Me fjalë të tjera, asparagu mund t’ju ndihmojë në nxjerrjen e lëngjeve dhe kripërave të tepërta nga trupi juaj, kështu ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Një dietë e pasur me asparag ndihmon në parandalimin e zhvillimit të këtyre infeksioneve të dhimbshme, pasi duke shkuar në banjë më shpesh mund të ndihmojë të lëvizë bakteret e këqija nga trakti urinar.
Është plot me antioksidantë
Veçanërisht asparagu ngjyrë vjollcë është plot me pigmente, të cilat i japin ngjyrë të kuqe, blu dhe vjollcë frutave dhe perimeve dhe kanë efekt antioksidant, gjë që ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira. Por kujdes kur gatuani asparagun, as mos e zieni shumë apo ta lini pa përgatitur deri në fund. Gatimi i asparagut ndihmon në fuqizimin e potencialit në luftën kundër kancerit, mirëpo zierja e tij e tepërt mund të humbasë disa përfitime ushqyese.
Përmban vitaminën E
Asparagu gjithashtu rezulton të jetë një burim i mirë i vitaminës E, një tjetër element antioksidant. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemin tuaj imunitar si dhe mbron qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Ndihmon në përmirësimin e humorit
Ju duhet ta merrni në konsideratë konsumimin e asparagut edhe për një tjetër arsye, humori. Kjo perime, falë aftësisë natyrale nxit vitaminën B6 dhe folateve, të cilat mund të ndihmojnë për të qenë sa më aktivë. Plus kësaj, përmban vitaminën E, e cila stimulon hormonet seksuale duke përfshirë estrogjenin te gratë dhe testosteronin te meshkujt.
Kundër dhembjeve të kokës nga alkooli
Nëse zgjoheni në mëngjes pas konsumimit një natë më parë të një sasie të lartë alkooli, atëherë studimet ju sugjerojnë të përgatisni asparag. Një studim i kryer në vitin 2009 dhe publikuar në revistën shkencore amerikane të ushqimit tregoi se ekstraktet e asparagut ndihmojnë në zbutjen e dhembjes së kokës pas pirjes së alkoolit, gjithashtu mbron qelizat e mëlçisë nga toksinat.
Lufton fryrjen
Ku bëhet fjalë për luftën kundër fryrjes, asparagu është “grushti i fortë”, pasi ndihmon në promovimin e përgjithshëm të tretjes (falë fibrave të tretshme dhe të patretshme të tij).
Është një burim i pasur me acid folik
Katër shkopinj asparagë përmbajnë 22% të acidit folik të rekomanduar në ditë. Dihet rëndësia e acidit folik, veçanërisht për gratë shtatzëna. Një studim i publikuar në vitin 2009 ka zbuluar se suplementet me acid folik ndihmojnë në reduktimin deri në 50% e lindjeve të parakohshme nëse merret deri në një vit para planifikimit të shtatzënisë, në krahasim me gratë që nuk kanë marrë.
Përmban shumë vitaminë K
Së bashku me perime të tjera, asparagu është një burim i mirë i vitaminës K. Vitaminë shumë është e rëndësishme për koagulimin e gjakut (e cila i ndihmon trupin tuaj për të ndaluar gjakderdhje pas një prerje), si dhe shëndetin e kockave.
Edhe kundër depresionit
Asparagu është plot me folate, vitaminë B që mund të ndihmojë në shmangien e nervozizmit. Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis nivelit të ulët të folateve dhe vitaminës B12 në njerëz që vuajnë nga depresioni, duke bërë që disa udhëzime të përshkruajnë dozën e përditshme të dy vitaminave për pacientët me depresion. Asparagu gjithashtu përmban triptofan në nivele të larta, një aminoacid i cili është i lidhur me përmirësimin e gjendjes së humorit, duke përmirësuar kështu gjendjet depresive.
Asparagu -Vlerat ushqimore (134.00 gramë)
Vitaminë K 69.6%
Vitaminë A 20.2%
Folate 17.4%
Hekur 15.9%
Vitaminë B 1 12.6%
Vitaminë C 12.5%
Fibra 10.9%
Magnez 10.5%
Potasium 7.7%
Vitaminë E 7.5%
Fosfor 6.9%
Vitaminë B3 6.5%
Vitaminë B6 6%
Proteinë 5.9%
Zink 4.8%
Vitaminë B5 3.7%
Kalcium 3.2%
Please follow and like us: