Binak Kelmendi, mes publicistikës, letërsisë dhe përkthimit
Binak Kelmendi (1950, Llabjan, Pejë), është autor i tri përmbledhjeve me tregime dhe i katër romaneve. Ka botuar përmbledhjet e tregimve “Rozafa”, “Ofelia e Dukagjinit” dhe “Dritat e Luftës” si dhe romanet “Vezët e Vdekjes”, “Guri i Vashës”, “Portat e Pejës” (Çmimin “Reaxhai Surroi si roman i vitit 2014) dhe “Rruga 66”; ka përkthyer dhjetra vepra nga letërsia franceze.
Është kryetar i PEN Qenrës së Kosovës.
Libri i parë
Kam filluar të shkruaj herët. Por nuk kam pasur guxim, madje as nuk e kam ditur se ku duhet të dorëzohen ose të dërgohen shkrimet për botim. Kur fillova punën në ‘Rilindje”, në vitin 1976, në fillim nisa të publikoja përkthime nga letërsia franceze. Pastaj më ngadalë botova edhe romane të përkthyera nga kjo gjuhë. Të parin, në vitin 1978 “Bonjour Tristesse”-Mirëdita Pikëllim- nga Françosie Sagan. Dhjetë vjet më pasë kam pasur dy përkthime botuar nga Edicioni “Rilindja”, “L’Amant”-Dashnori nga Marguerite Duras dhe “Ilirja“ të Flora Dosenit. Edhed pse përkthime, këto më duken pothuaj libra të mi të parë. Ndërsa me shkrime autoriale letrare-tregime- para lerxuesit kam dalë për herë të parë në vitin 1990 me pëmrbledhjen “Rozafa” sado që disa nga tregimet kanë qenë të botuar më herët në të përditshmen “Rilindja”. Ky libër pastaj u hapi rrugë krijimeve të tjera letrare.
Libri që do ta doje ta shkruaje
Autori nuk resht së menduari që ta shkruajë, do ta quaja, librin e vet të jetës. Duket se këtë se nuk do ta bëjë kurrë, pasi që pas një libri të votuar e do tjetrin dhe kështu me radhë. Do të doja ta shkruaj një libër për pasjetën. Por si të behët ky libër në pasjetë?
Libri që ju ka ndryshuar jetën
Leximi është shije personale. Megjithatë, pa klasikët antikë, pa iluminisëtet perëndimorë, pa shkruesit e tragjedive të mëdha, lexuesi e ka të vështirë ta kompletojë horizontin e vet letrar. Të përmedn me këtë rast e këtu Homerin, Virgjilin, pastaj Alighierin, Racininin,m Shekspirin, Volterin, Hugon, Balzakun. Edhe klasikët modernë janë këtu filluar nga Moravia, Kamyja, Buzzati, Prusti, Kafka etj.
Libri i përfolur që end s’e keni lexuar
Ka shumë libra që ndikojnë në jetën, në këtë rast do të thosha letrare trë autorit. Nuk kam ndonjë libër të veçantë por kam autorë, ndoshta të veçantë, si Ernesto Sabato, Paolo Koelo, Gynter Gras, Klod Simenon etj.
Përpiqem të përcjell zhvillimet letrare në botë e veçanërisht letërsinë franceze. Megjithatë ende nuk e kam lexuar fituesen e e vjetme të Nobelit Annie Ernaux.
Libri i përfolur që ju ka zhgënjyer
Libri rëndom nuk më zhgënjen, sepse atë libër të tillë do ta flakja. E kam lexuar me vështirësi dhe pa dëshirë Peter Handken. Ndoshta ai dhe jo librat më ka zhgënyer me qasjen që ka pasur dhe ka ende ndaj Kosovës. Nobelistët i konsideroj humanistë, ndërsa Handke nuk ka treguar humanizëm ndaj nesh. Përkundrazi.
Libri që ju ka befasuar
Shkrimtari izraelit Amoz Os me librin e vet “Juda” më ka befasuar. Jam habitur me mënyrën se si ai e shfajëson bindshëm Judën nga kurdisja e vrasjes dhe e torturimit deri në vdekje të Jezu Krishtit. Është një libër me përplot argumente hisotrike e me mjeshtri letrare që zbërthen në një mënyrë edhe konfliktin izrealito-arabo-palestinez.
Libri të cilit i jeni rikthyer disa herë
I lexoj shpesh poezitë e Dante Aligheirit për Ferrin e Purgatorin, pastaj edhe lirikat e mrekullueshme të Gjergj Fishtës. “Don Kishoti” më ngashnjen për rilexim edhe për shkak të një skandali që i ka ndodhur autorit të librti, Servaantesit me shqiptarët të Ulqin në mesjetë, por edhe për shkak të përkthimit të jashtazakonshëm që ështët bërë në gjuhën shqipe. Ndosha i ndikuar nga ky skandal kam botur një tregim timin me titull “Don Kishoti dhe shqiptarët.
Libri i fundit
Autori nuk ka dëshirë të ketë libër të fundit. Fundi i vë pikë jetës e autorit nuk do t’i vë pikë librit. Megjithat librit i fundit i publikuar është përmbledhja me tregime “Dritat e Luftës”. Jo, nuk është i fundit sepse edhe një roman imi së shpejti do ta shohë dritën. Nuk po e zbuloj titullin e tij.
/Gazeta Express