EKSPERTI I NJOHUR AMERIKAN PËR KIBERNETIKË VAZHDON ME LIGJËRATAT SPECIALE NË KOLEGJIN AAB
20 Prill 2023
Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, në numër të madh kanë shprehur interesimin për ligjëratat që po mbahen për disa ditë me radhë nga eksperti i njohur i sigurisë kibernetike, Dr. Maurice Dawson Jr nga SHBA. Ai është duke mbajtur ligjërata speciale për tema të shumta, në interes të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Temat e zgjedhura për këto ligjërata janë: rritja e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, mbrojtja dhe siguria e rrjetit, kërcënimet dhe dobësitë, menaxhimi i riskut, mjekësia ligjore kompjuterike, kriptografia dhe zhvillimi i një karriere në sigurinë kibernetike.
Studentët pjesëmarrës janë shprehur se ndihen të privilegjuar që kanë mundësinë të jenë pjesë e ligjëratave nga Dr. Maurice Dawson Jr., duke shtuar se ato shërbejnë të jenë në dijeni rreth fushës së kibernetikës dhe të rejave aktuale.
Eksperti i njohur amerikan për kibernetikë vazhdon me ligjëratat speciale në Kolegjin AAB