Dr. Vlora Obertinca: Largimi i negativitetit nga jeta njerëzore!
“Dielli prodhon fushë elektrike, ndërsa toka prodhon fushë magnetike. Ne jetojmë dhe ekzistojmë falë balancimit perfekt të energjisë Universale, të përbërë nga fusha elektrike dhe magnetike”, Dr. Vlora Obertinca.
Duke jetuar në stilin perëndimor me shumë angazhime dhe strese ditore të mbi ngarkuara, jeta sa shkon e vështirësohet duke pasur parasysh se nuk kemi praktika as manuale nga Lindja e Largët për mënyrën se si të shkarkojmë në baza ditore energjinë e akumuluar negative.
Askush nuk di ta mësojë askënd, ngase askush nuk na mësuar më herët se, si të veprojmë dhe çfarë të bëjmë që në baza të rregullta ditore të përkujdesemi për veten tonë. Asnjë mësim për mekanizma mbrojtës, asnjë mësim se si të ribalancojmë energjinë tonë dhe si të kthejmë qetësinë dhe rahatinë shpirtërore. Çdo shqetësim i përcjell me nervozitet thuhet se, na i merr në pakthim 100.000 qeliza nervore!
Pyet njeriu, si t’ia bëjmë kur hasim në njerëz me energji negative, që është e pashmangshme të mos na e transferojnë energjinë e tyre të dëmshme për shëndetin tonë? Si të shkarkohemi nga kjo energji negative?
Atëherë, në rast se nuk dini se si të meditoni që ta balanconi energjinë tuaj, së paku ajo që mund të bëni për veten tuaj është që, ta lironi atë energji negative duke bërë dush në kombinim me kripën e detit.
Merrni një grusht kripë deti dhe hidheni në vaskë ku bëni dush dhe qëndroni me këmbë mbi kripën e vënë dhe, gjatë dushit fërkoni kripën me shputat e këmbëve tuaja.
Kjo metodë tërheq me atomatizëm energjinë e grumbulluar negative në trupin tuaj.
Kjo sepse, kripa dhe uji burojnë nga toka dhe kanë aftësi magnetike apo absorbuese të energjisë negative në trupin tonë.
Trupi ynë përmban 70% ujë, aq sa edhe toka në përgjithësi. Ardhja në kontakt e ujit të tokës me ujin e trupit tonë, ndikon në tërheqjen e toksinave nga trupi ynë dhe me këtë i jep qetësi, mendjes dhe trupit tonë.
Toka ka fushë magnetike, që do të thotë se, çdo kristal që nxjerrim nga toka si për shembull kripa dhe, çdo burim tjetër që del nga toka si për shembull uji, kanë energji magnetike apo absorbuese. Për këtë arsye qëndrimi në detë, noti dhe rrezitja kanë efekt shërues për trupin tonë.
Të dashurit e mi, përkujdesuni për shëndetin tuaj me shpenzime minimale. Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë!