Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Ermonela Jahos pas fitimit të një tjetër çmimi të madh

 

Ermonela Jaho është nderuar me një tjetër çmim të madh. Ajo është shpallur “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards. Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes vitet e fundit për nivelin e lartë artistik. “The Economist” e konsideron Jahon si “sopranoja aktuale më e njohur në botë”. “Financial Times” shkruan  se “Ermonela Jaho hedh zemër dhe shpirt në këngën e saj. As mos u përpiqni të rezistoni”.

 

Mesazhi i Ermonela Jahos

Dua të falënderoj polakët për mikpritjen dhe vlerësimin e tyre. U ndjeva si në shtëpi gjatë gjithë qëndrimit tim atje. Dua të falënderoj jurinë ndërkombëtare të ICMA që më nderoi me çmimin “Artisti i Vitit 2023”. Gjithashtu dua të falënderoj fansat e mi në të gjithë botën dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Dua te falenderoj prinderit e mi per te gjitha sakrificat e tyre dhe te gjithe mesuesit dhe ekipin tim qe me ndihmojne cdo dite te behem me i mire Kushdo që e kushton jetën drejt diçkaje për të cilën është i pasionuar, nuk punon asnjë ditë në jetë dhe ata janë gjithmonë fitues. Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit. Ju dua të gjithëve.

International Classical Music Awards (ICMA) Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania

Please follow and like us: