Albspirit

Media/News/Publishing

Turneu memorial i shahut “Tahir Sali Bajraktari”

 

 

 

Nga Arian BLLACA – Tranier Shahu në Klubin Sportiv “Partizani”, Tiranë

 

Një numër mjaft i lartë i shahistëve është regjistruar pjesmarrës në Turneun Memorial të Shahut “Tahir Sali Bajraktari, 2023” (rapid game-lojë e shpejtë), që do të mbahet në Tiranë, më 23 prill 2023.

Në mes të 150 shahistëve nga 7 vende europiane: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia, Serbia dhe Franca, ku bie në sy për mirë fakti se janë 12 shahistë me tituj ndërkombëtar, si dhe shumë shahistë mjaft të njohur, sikurse kemi edhe shahistë cilësorë të moshave të reja dhe vogla.

Turneu Përkujtimor “Tahir Sali Bajraktari” organizohet në përkujdesje të Federatës Botërore të Shahut (FIDE), të Federatës Shqiptare të Shahut (FSHSH), nga Chess Club “Valbona” (Shoqata “Klubi I Shahut “Valbona”) dhe nga Familja Bajraktari.

Turneu Përkujtimor i Shahut “Tahir Sali Bajraktari” do të organizohet me 23 prill 2023, ora 11.00, në Hotel “Doanesia” (Rruga “Kastriotët”. Nr. 5, 1050), Tiranë-Shqipëri, ku të drejtën e pjesmarrjes e kanë të gjithë shahistët shqiptarë dhe shahistët nga Ballkani Perëndimor dhe Europa.

Ky turne sportive shahistik përkujtimor është i organizuar në një turne me 9 raunde, me Sistem Zviceran, nëpërmjet programit kompjuterik, sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE) për Shahun Rapid. Koha e mendimit do të jetë 10 minuta + 5 sekonda shtesë për çdo lëvizje duke filluar nga lëvizja e parë. Rezultati i çdo ndeshje do të jetë 1 pikë për fitore, ½ pikë për barazim dhe 0 pikë për humbje.

Ky turne shahu i 23 prillit 2023 organizohet në nderim të emrit e veprimtarisë së shahistit të njohur Tahir Sali Bajraktari, mbi një gjysëm shekulli i përkushtuar pas shahut, ish-pjesmarrës në shumë veprimtari shahistike kombëtare e ndërkombëtare.

Please follow and like us: