Rina Dilka: Greva e nëpunësve shtetërorë në Kanada, vonesa në procesimin e vizave të punës
Rina Dilka
Regulated Canadian Immigration Consultant
Ashtu siç është bërë më dije prej datës 19 prill 2023, rreth 159,000 ose 50% e punonjësve që punojnë në institucionet shtetërore te Kanadasë janë në grevë duke hequr dorë nga zbatimi i çdo detyre që ata kryenin. Thënë kjo, dhe 50% e punonjësve që punojnë pranë Immigration, Refugees, and Citizenship Canada kanë lënë pozicionet e tyre të punës për të marrë pjesë në këtë grevë. Gjatë kësaj periudhe, një pjesë e shërbimeve mund të vonohen ose mund të mos procesohen fare.
Si të mos mjaftonte vonesa mbi vonesa, procesi i shqyrtimit të vizave pranë këtij institucioni është e paprecedentë duke shkelur kështu një nga parimet bazë të drejtësisë, atë të procesimit të çështjes në një afat të rregullt ligjor.
Por sa ndikon kjo situatë në vonimin e marrjes së lejës së punës për aplikantët të cilët kanë marrë një ofertë pune nga një punëdhënës në Kanada?
Si ndikon kjo tek punëdhënësit?
A ka ndonjë efekt në ekonominë e shtetit e gjithë kjo vonesë?
Pa viza pune, punëtorët e huaj, të cilët janë të identifikuar për të filluar detyrën e tyre në Kanada, nuk mund të marrin në kohë detyrën e tyre, duke çuar në vonesa të kushtueshme të projekteve, edhe pse ata kanë paguar çdo faturë të kërkuar nga këto institucione për zhvillimin e procesit në një kohë të arsyeshme, dëmi ekonomik dhe psikologjik tek këta kandidatë është i papërcaktuar.
Për punëdhënësit të cilët kanë shprehur dëshirën e tyrë për të punësuar të huaj, qoftë kjo si punonjës të rinj nga një vend i huaj apo qoftë dhe si një transfertë brenda kompanisë nga një degë e ndodhur në një vend të huaj, ka sjellë një dëm të konsiderueshëm.
Rreth 94% e punedhënësve kanadezë të cilët presin të plotësojnë stafin e tyre me punëtorë të huaj, po anulojnë ose vonojnë projektet e tyre si rezultat i vonesave të përpunimit të vizave nga IRCC-ja dhe rreth 55% e organizatave nga këto vonesa rezultojnë në humbje të mëdha ekonomike.
Të ndodhur në kushtet e pas COVID-19, çdo goditje e vogël tek bizneset, ndikon fuqishëm në ekonominë e vendit. Emigrantët janë goditur veçanërisht nga ky element pasi ata e kanë të pamundur zhvillimin e çdo aktiviteti nëse nuk kanë të aprovuar vizën apo lejen e qëndrimit nga Immigration Canada.