Ferdane F. Sahiti: E DASHTUNA JEM
E drejtoi dashninë tek ti
Ti që mban kunorën e vërtetë të dashnisë
E dashtuna e zemrës tem
Sa herë të përqafoj ty
Ma shndrit me nur krahnorin tem
E dashtuna jem
Si qëndresë e patrembun
Atje në tempullin e shejtë më rri
Nanë, ti frymë e hyjnisë
Ngjyra ma e bukur e Perëndisë
O, e dashtuna jem
Je enigmë e pavdekësisë.
Please follow and like us: