PROMOVOHET LIBRI “KURRIKULA – DIZENJIMI, ZHVILLIMI, VLERËSIMI” NGA NAZMI XHOMARA DHE NAZYKTERE HASANI NË KOLEGJIN AAB
28 Prill 2023
![](https://alb-spirit.com/wp-content/uploads/2023/04/5G7A5477-e1682794795807.jpg)
Është bërë promovimi i librit “Kurrikula – Dizenjimi, Zhvillimi, Vlerësimi”, me autorët Nazmi Xhomara dhe Nazyktere Hasani. Në këtë ngjarje morën pjesë studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, me një panel nga dy recensentet e librit profesoreshën Arbërore Bicaj dhe profesoresha Arlinda Beka. Ato u shprehën se ky libër ndahet në tri dimensione tejet kuptimplota që e bëjnë edhe më të rëndësishëm rolin që ka për mësimdhënësit, por edhe për studentët.
Zv/rektori Shemsedin Vehapi përgëzoi autorët për këtë libër teksa shtoi se Kolegji AAB është vendi i duhur për të bërë këto lloj promovimesh, pasi është në përputhje të plotë me politikat dhe synimet e Kolegjit AAB.
Autorët e librit Nazmi Xhomara dhe Nazyktere Hasani, u shprehën se libri është një punë voluminoze, ndërsa shtuan se bashkëpunime të tilla mes autorëve nga Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të mungojnë, pasi kjo rezulton në prurjen e sukseseve të përbashkëta.