STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK ZHVILLOJNË PUNËTORINË PËR MENAXHIMIN E FURNIZIMIT ZINXHIROR
3 Maj 2023
Studentët e Fakultetit Ekonomik të nivelit master të udhëhequr nga prof. Fëllënzë Pula kanë marrë pjesë në punëtorinë “Menaxhimi i furnizimit zinxhiror”, ku u angazhuan pesë grupe të ndryshme prej 30 studentësh, që treguan aftësi të jashtëzakonshme në trajtimin e temave të menaxhimit të furnizimit zinxhiror.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të ofrohej mundësia ku studentët do të forconin njohuritë e tyre, por edhe të eksploronin metodat bashkëkohore rreth kësaj teme, duke nxitur kreativitetin e tyre në zgjidhjen e sfidave dhe problematikave që ata do të ballafaqohen në të ardhmen. Përfaqësuesit e grupeve ishin: Diellza Olluri, Leandra Bukleta, Bardha Mustafa, Rexhep Pajaziti dhe Granit Ibrahimi. Punëtoria u përmbyll me sukses dhe u vlerësua si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve në fushën e menaxhimit të furnizimit zinxhiror.
Organizimi i këtij aktiviteti tregon angazhimin e Fakultetit Ekonomik për të përgatitur studentët për sfidat e botës së biznesit, duke u përshtatur me metodat dhe teknologjitë e fundit në fushën e menaxhimit të furnizimit zinxhiror.