Xhoi Jakaj: Një analizë e shkurtër në prag zgjedhjesh vendore!
Unë mendoj që….
Në këto zgjedhje, pavarësisht muzikës së zgjedhur nga drejtuesit e fushatës, llojit të kërcimit në rrugë, mal, kodër apo salla, nga udhëheqësit e secilit krah politik.
Masa do votoje me pragmatizëm!
Pra, një i ri, një grua, një burrë, artist apo sportist, një i moshuar, një intelektual, ose një nënë me shami kur ia merr valles në rrugë apo puth drejtuesin në dorë, ballë, faqe, do votojë atë person që i siguron një të ardhme disi ndryshe, një vend pune ose arsimim fëmijës ose individit që voton, një post drejtues nëse ti dëshiron një karrierë, apo mundësi për t’u kapur në politikēn e madhe, etj., etj., etj…..
Të gjithë ndër vite e vranë idealizmin dhe atë ndjesinë që jam i djathtë ose jam i majtë, sot nuk ka më si dikur, askush nuk është i paditur, as turmë siç po mundoheni ta etiketoni masën që ndjek një lider të gjatë apo një lider në moshë, atë që nuk është kryetar por ka vulë, ose atë që ka 32 vite i cili drejton një parti të vogël politike, secili bën dy llogari në mendjen e asaj apo atij…
Nëse një parti që dikur kishim ndezur shpresën ose dritën në fund të tunelit, se do e orientoje saktë, drejtë e si duhet njeriun e vuajtur dhe popullin e djathtë, por nuk e bëri kurrë në ato vitet e arta 90-2006 ose më vonë…?!
Por i shtyu e pështyu, u mori pronat e nuk i ktheu kurrë te i zoti , i masakroi duke i lënë pa punë dhe pa perspektivë, pse duhet të identifikohesh me të, asnjë më nga ata që ishim brezi i viteve 90-të nuk gjendemi më në ato ujra me ideale ai atëherë… nuk mundemi se nuk na lejuan…
E thënë shkurt sot jemi të gjithë me dhe pa parti, votojmë atë që na vlerëson dhe na ofron mundësi!
Pikë… kaq kisha…