Xhezide Selimi: THELLËSIVE TË LASHTA ILIRE
Ti përditë zgjohesh thellësive
të lashta ilire
Me emrin tënd
diellin e çdo dite sjell
për t’ na i ngrohur zemrat e ftohta
prej shekujsh
me dritën e syve të tu.
Besë e shpresë
si farë gruri shpërndan Dardanisë antike
që t’mos e marrim botën n’sy
për një kafshatë.
Muzë e çdo fryme që gjallon
u bëre
varg që s’shterr e penel arti
që sytë tanë ta shohin sa më thellë
veprën më të shenjtë të gjakut tend
Agim i ditëve tona të lira
buzëqeshja jote e ëmbël
agujt e jetës sonë me liri i bekoi
Please follow and like us: