Zana Tako: Të vështroj e magjepsem…
Të vështroj e magjepsem…
Nuk e mat dot hapin tënd
As rrezen e vështrimit tënd
Dua të kuptoj, por ndihem e vogël
Pa fuqinë tënde dot nuk rritem
Në heshtjen tënde dëgjoj tingullin e fjalës
E buza më dridhet
E shpirti shqipton pa zë
Atë që më ke mësuar tash sa kohë
Që nuk e harroj as në kohën e dhimbjes
As në kohën e provës
Jeta është si oqeani
Ku mësojmë të zhytemi e të mos mbytemi!
8 maj 2023.
Please follow and like us: