Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Mimoza Pulaj

 

Jam unë

 

Më duhet TË ZGJEDH.

Në mijëra kulme të një drejtëze të thyer…

Ku jeni, semaforë të humbur?

 

Mbi mijëra brinjë

jam ZGJEDHJA.

Nuk dua të eci mbi binarë të vdekur!

 

Udhëkryq i përsosur. UNË: zgjedhja dhe zgjidhja.

Qaj o fshi lotët e gëzimit?

 

 

Liria e fjalës

 

Unë them a.

Kori u. Hija e tij u.

Pse ma shtyp a-në

për të ma bërë u?

Unë nuk jam hija e korit!

 

Nga “Gracka qiellore”, 2022.

Please follow and like us: