Albspirit

Media/News/Publishing

E fshehta e vetëdijësimit të dashurisë

Të shikosh në thellësi dhe të praktikosh vetëdijësimin e dashurisë, ndihmon të jemi të ndriçuar, të jemi të dashur, dhe ai ndriçim dhe dashuri xhentile na shërbejnë për mbrojtje, na ruajnë nga rreziqe të çdo lloji. Zakonisht jemi të bindur që rreziku vjen nga jashtë nesh, ndërkohë që pjesa më e madhe e rrezikut që hasim për të përballur, vjenë nga brenda nesh.

Shpesh, nëse nuk kemi një vizion të qartë të situatës, frika dhe keqkuptimet në të cilat biem, mund të na tërheqin në situata të rrezikshme. Mashtrimet fondamentale (e njohur edhe si “tre helmet”) janë iluzioni, zemërimi dhe lakmia, të cilat mund të shërohen ose të transformohen nga vetëdijësimi i dashurisë. Vetëdijësimi i dashurisë mund të na ndihmojë të ndalojmë vuajtjen që tani. Ai na mban larg nga flakët e helmeve.

Ne e dimë që mëshira duhet të jetë e mbushur me mirëkuptim dhe urtësi, sepse nëse nuk mirëkupton, nuk është i mundur asnjë mirëkuptim i thellë. Ja pse praktika e mëshirimit fillon me praktikën e observimit të thellë. Kur praktikojmë vetëdijësimin, përfitojmë një mirëkuptim më të thellë të situatës. Duke u nisur nga mirëkuptimi, mishërimi rrjedh spontanisht.

Nëse je në konflikt me një person tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh është të kërkosh ta kuptosh më thellë. Të shikosh në thellësi, do të shohësh vuajtjen e tij e atëherë nuk do të kesh më dëshirë t’i bësh keq, ta ndëshkosh ose ta bësh të vuash, por do e pranosh ashtu siç është e do kërkosh ta ndihmosh. Kështu mirëkuptimi kontribuon ta bëjë të mundur dashurinë. Nga ana tjetër, dashuria ndihmon mirëkuptimin të thellohet: kur ndjen simpati ose afeksion për dikë, je në një pozicion për ta kuptuar. Në të kundërt nëse nuk ke asnjë simpati për atë person, nëse nuk e pranon, nuk do kesh asnjë mundësi për ta kuptuar.

Afeksioni dhe dashuria, na ndihmojnë shumë në rritjen e energjisë sonë të mirëkuptimit. Mirëkuptimi dhe afeksioni janë të ndërvarura ndërmjet tyre: dashuria është e përbërë nga mirëkuptimi dhe mirëkuptimi nga dashuria. Vetëdijësimi i dashurisë mund të na ndihmojë në shumë mënyra. Supozojmë se ti je duke u kthyer në shtëpi me makinë, i vetëdijshëm që në shtëpi është djali jot që po të pret. Nëse praktikon vetëdijësinë e dashurisë, mendon djalin tënd që të pret, e ti arrin në shtëpi shëndoshë e mirë, do jesh më i kujdeshëm kur të ngasësh makinën. Supozo se të vjenë në mendje të pish diçka, duke praktikuar vetëdijësimin e dashurisë, mendon djalin tënd dhe e di që pas pak minutash duhet të marrësh timonin. Edhe pse ke shumë dëshirë të pish sepse të bën të ndihesh mirë, duke praktikuar vetëdijësimin e dashurisë do të të ndihmojë të zgjedhësh të mos e bësh, në atë moment. Është një praktik e mirë të vendosësh një fotografi të djalit tënd ose të dikujt që do, në kroskotin e makinës, që të kujton të praktikosh vetëdijësimin e dashurisë ndërkohë që je në timon, kështu do ngasësh me kujdes.

Mund të mbash me vete foton e personit që do, në kartelën e punës ose në një vend ku mund ta shohësh shpesh, një imazh që mund ti ngjasojë një bude, vajzën tënde, djalin tënd, bashkëshortin tënd ose partnerin, madje dhe një kafshë.

Çfarëdolloj qenie të cilën e do ose mund të të inspirojë të jesh më i vetëdijshëm, të kujdesesh për veten tënde. Duke u kujdesur për veten tënde, kujdesesh edhe për personat që do. Kjo është një praktikë e vetëdijësimit të dashurisë.

Kështu të rikujtosh formën, pamjen ose tingullin e një manifestimi të mishërimit mund të të ndihmojë të vuash më pak. Çdo herë që mendon për atë person, çdo herë që merr vetëdijësimin e asaj tjetrës, çdo herë që me sytë e mendjes shikon atë vend të bukur, menjëherë në zemrën tënde lind elementi i mishërimit dhe i mirëkuptimit.

Vetëdijësimi i dashurisë është një praktikë e cila është në gjendje të bëjë të rrjedhë tek ne nektari i mishërimit dhe mirëkuptimit. Kjo na ndihmon të evitojmë çdo lloj rreziku. Kur shkon pas parave, famës dhe fuqisë, kur lejon flakën e lakmisë të digjet brenda teje, do ndjehesh shumë keq.

Praktika e dashurisë, e vetëdijësimit të dashurisë, është shumë e bukur. Është me të vërtetë një portë universale. Mëshirimi na bën të futemi në marrëdhënie me personat e tjerë dhe qeniet e tjera në mënyrën më të mirë të mundshme.

Njerëzit që nuk kanë mëshirë janë ata që vuajnë më shumë në botë, e mbi të gjitha janë të vetmuar. Kush sillet mizorisht, kush nuk ka brenda vetes dashuri dhe mëshirë, vuan shumë, ka nevojë për ndihmë nga ana jonë, jo ndëshkim ose hakmarrje. Nëse je me të vërtet inteligjent dhe di që ti shkaktosh vuajtje të tjerëve, do të bien sipër vetëm rreziqe dhe vuajtje të tjera.

Çdo dhunim që i bëj një personi, është një akt dhune që bëjmë kundër vetes tonë. Nëse nuk e kupton këtë të vërtetë elementare, do vuash gjithmonë e më shumë.

Kur ke kaluar torturë, është shumë e vështirë të mos provosh zemërim kundrejt atij që të ka bërë keq. Si ta ndihmojmë atë që ka kaluar dhunën, atë që e ka kryer me vëtëdijësi dhe mishërim atë, me vetëdijësimin e dashurisë.

Mund të shohim me sytë e dashurisë personin që na bën të vuajmë: “Këtë person që kam përballë, edhe pse ka bërë gjëra mizore kundër meje dhe të tjerëve, edhe pse ka humbur lidhjen me njerëzit e tij, ai është vetë një viktimë e dhunës dhe e mizorisë. Do praktikojë për të qenë i aftë me sytë e dashurisë ta ndihmojë të hyjë në kontakt me njerëzoren e tij”. Gjëja e parë që vihet re kur praktikon vetëdijësimin e mishërimit është që pushon së vuajturi.

Kur ke brenda vetes mjaftueshëm energji mirëkuptimi dhe dashurie, zemra të bëhet e madhe dhe mund të përqafosh çdo gjë, çdo person, edhe ata që i quan armiq.

Kur di të vëzhgosh në thellësi të armikut dhe arrin të shikosh që është viktimë e ideve, koncepteve e informacioneve të gabuara, të besimit për jetën, të atyre kulturore dhe sociale, atëherë arrin të qëndrosh i qetë e të mbash hapur zemrën. Kështu ke më shumë mundësi të arrish ta ndihmosh, ta vësh në kontakt me njerëzoren e tij dhe të transformosh ndjenjat, ndjenjën e urrejtjes dhe të dhunës që ka brenda vetes.

Please follow and like us: