Albspirit

Media/News/Publishing

Elon Musk prezanton drejtoreshën e re ekzekutive të “Twitter”

Twitter CEO Elon Musk, center, speaks with Linda Yaccarino, chairman of global advertising and partnerships for NBC, at the POSSIBLE marketing conference, Tuesday, April 18, 2023, in Miami Beach, Fla. (AP Photo/Rebecca Blackwell)

Elon Musk prezantoi Linda Yaccarino, dikur drejtuesja kryesore e marketingut të “NBC Universal”, si drejtoreshën ekzekutive të “Twitter”-it, njofton “Xinhua”.

Përmes një postimi në “Twitter”, Musk tha se Yaccarino do të fokusohet në operacionet e biznesit dhe ai do të fokusohet në dizajnin e produktit dhe teknologjinë e re.

Musk e bleu platformën e mediave sociale për 44 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar. Kompania u riinkorporua në “X Corp.” muajin e kaluar dhe nuk ekziston më si një korporatë e veçantë, por ajo ende përdor emrin e markës.

Yaccarino ka punuar më parë në “NBC” si drejtuesja kryesore e marketingut dhe partneritetit me klientët, si dhe shefe për shitjet e reklamave digjitale.

Please follow and like us: