Albspirit

Media/News/Publishing

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE NË BASHKËPUNIM ME ATË TË STOMATOLOGJISË ORGANIZON AKTIVITET PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

15 Maj 2023

Me iniciativën e studentëve dhe mbështetjen e dekanateve të Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me Fakultetin e Stomatologjisë, janë mirëpritur në vizitë fëmijët me nevoja të veçanta të Qendrës Burimore “Përparimi”. Gjatë kësaj vizite për fëmijët është ofruar vizita dentare falas në laboratorët e stomatologjisë, të udhëhequr nga profesori Jeton Brajshori me një grup studentësh.

Pas kësaj fëmijët kanë vizituar edhe Qendrën Edukative për Zhvillim dhe Aftësim Praktik që gjendet në Kolegjin AAB, ku u takuan me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët argëtuan ata duke iu mësuar gjëra të ndryshme në këndet atraktive që gjenden brenda kësaj qendre.

Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes shoqërore sa i përket solidarizimit dhe empatisë, ndërsa është vullnetar dhe synon që në vazhdimësi të ndihmoj në mënyra të ndryshme fëmijët nga kjo qendër.

Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me atë të Stomatologjisë organizon aktivitet për fëmijët me nevoja të veçanta

Please follow and like us: