Le Monde & Le Figaro, vlerësime për baritonin shqiptar me famë ndërkombëtare, Gëzim Myshketa
Pas shfaqjes së premierës së Operës “FALSTAFF” me regji të komediantit të famshëm Denis Podalydes dhe kostume të stilistit legjendar Cristian Lacroix shtypi i specializuar në Francë është shprehur me superlativa ndaj performancës së Gëzim Myshketës. “Frazimi i tij është një zjarr i shndritshëm i cili mbaron shkëlqimin vetëm kur kuptimi i pentagramit është shfaqur krejtësisht shprehet OPERA ONLINE.
“I mrekullueshëm Fordi i baritonit shqiptar Gëzim Myshketa vijon CLASSIQUE NEWS. Ndërsa Revista Operistike OLYRIX vlerëson duetin midis baritonit grek Tassis Christoyannis dhe Myshketës si “një dimension pothuajse epik”.
Pa mbaruar ende këtë produksion i cili bashkëprodhohet me Teatrin e Madh të Luxembourg dhe Operën e Caen, Myshketa do të vijojë me Operën “La Traviata” në Opera National de Lorraine – Nancy ku do të jetë protagonist së bashku me një tjetër yll operistik shqiptar, sopranon Enlekejda Kamani.