Albspirit

Media/News/Publishing

Tregim për presidentin kinez dhe nënën e tij, Qi Xin

Dita e Nënës, që bie të dielën e dytë të majit, kremtohet edhe në Kinë. Këtu nëna cilësohet edhe si “mësuesja e parë” e çdo njeriu, sepse sjelljet, personaliteti dhe tiparet e saj kanë ndikime afatgjata dhe thelbësore në rritjen e fëmijëve. Nga kjo nuk bën ndryshim as presidenti kinez Xi Jinping.

Në prag të Vitit të Ri 2023, një foto e vendosur në raftet e librave prapa presidentit kinez Xi Jinping që ishte duke mbajtur mesazhin e urimit tërhoqi vëmendjen e shikuesve. Në foto, çifti i parë i Kinës mbështetet nga të dy anët te nëna e presidentit, znj. Qi Xin.

Foto:CMG

Foto:CMG

Ajo është një nënë që jep shembullin e të birit, përmes një jete të thjeshtë dhe pune të palodhshme.

Herët në vitin 1969, kur Xi Jinping ishte më pak se 16 vjeç dhe po nisej për punë praktike në fshatin Liangjiahe të provincës Shaanxi, e ëma i bëri një çantë lecke ku ishin qëndisur me pe të kuq fjalët “Zemra e nënës”, si një “dhuratë” për të birin.

Foto:CMG

Foto:CMG

Ajo i kushtonte rëndësi të madhe edukimit familjar dhe shpeshherë i shkruante letra Xi Jinpingut, duke e këshilluar të zbatonte rreptësisht rregullat dhe të vendoste standarde serioze për veten.

Gjatë punës në fshatin Liangjiahe, Xi nuk e zhgënjeu. Në shtatë vite të jetës në fshat, ai u ngarkua me punë të vështira bujqësore dhe krijoi miqësi të ngushtë me fshatarët vendas.

Në Festën tradicionale të Pranverës të vitit 2001, kur mori vesh se djali, i cili në atë kohë ishte guvernatori i provincës Fujian, s’mund të kthehej në shtëpi për arsye pune, znj. Qi Xin i telefonoi atij dhe i tha: “Je shumë i ngarkuar me punë dhe nëna kënaqet për këtë. S’ka gjë që s’mund të bashkohemi. Bërja siç duhet e punës është devotshmëri dhe përgjegjësi”.

Nën ndikimin e nënës, Xi Jinping gjithmonë rendit punën në vendin e parë, duke iu dedikuar plotësisht detyrave për përmirësimin e jetesës së popullit dhe zhvillimin e Kinës.

Please follow and like us: