Albspirit

Media/News/Publishing

Unë e dua jetën dhe jeta më do mua

Shpesh njerëzit pyesin: “Çfarë janë pohimet e si mund t’i përdorë”?

Një pohim është si çdo pohim tjetër që bëjmë, qoftë pozitiv ose negativ. Nëse pohimet përdoren vazhdimisht, ato bëhen pohime që sjellin gjithmonë rezultate, ndonjëherë dhe duke i imagjinuar.

Unë them gjithmonë: “Jeta është e thjeshtë. Atë që japim, atë do marrim”. Mundemi për shembull, të shprehim një pohim si “çdo gjë shkon mirë” me zë të lartë ose ta mendosh gjithë ditën. Ose akoma mund të kemi një listë me 20 pohime që i përsërisim ose shkruajmë çdo ditë, sipas rasteve ose personave. Kur përqëndrohemi mbi këto pohime dhe fillojmë të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit, zëri ynë i brendshëm menjëherë reagon ndaj mendimeve të reja dhe zakonisht e bën në dy mënyra: me dashuri dhe me frikë. Nëse provojmë frikë, atëherë duhet t’i themi vetes sonë: “Faleminderit që e ndave këtë ndjenjë. Ky është një mendim i ri që do të ta dërgoj shpesh, ndaj fillo të mësohesh”! Është sikur mendja jonë të ishte një kriminele dhe këto mendime të ishin kartela të reja që duhet të përfshihen.

Momenti i tanishëm është momenti në të cilin po shijoni jetën, apo jo? Ajo që po ndjeni në këtë moment, po krijon të ardhmen tuaj! A nuk është një gjë e mrekullueshme ta dini? Ju jeni pronari i jetës tuaj!

Nuk keni kohë të humbisni me mendime negative sepse ju sjellin më shumë ato gjëra që ju thoni se nuk i doni. Nëse po bëni pohime pozitive dhe nuk po arrini rezultatet që dëshironi, atëherë kontrolloni se sa shpesh në ditë ndjeheni keq ose të zemëruar. Këto emocione janë pikërisht ato që po vonojnë manifestimin e pohimeve tuaja dhe bllokojnë fluksin e mirëqenies tuaj.

Jetojmë në një Univers të palimituar dhe që vazhdon të zgjerohet. Mundësitë në dispozicionin tonë shkojnë paralel me ato që mendja njerëzore mund të imagjinojë. E vetmja gjë që na kufizon, është mënyra jonë e të menduarit. Humbim shumë kohë duke menduar kufizimet. Mendimet tona janë shumë të shtrenjta. Çdo mendim po krijon të ardhmen tonë. Çdo mendim!

Çdo herë që mendojmë një mendim që na bën të ndihemi keq, në një farë mënyre është një mendim i tretur. Jo vetëm kemi tretur një mundësi për të menduar pozitivisht dhe të krijojmë një jetë të mrekullueshme për veten tonë, por kemi shtuar raftet e mendimeve negative që na sjellin situata jo të këndshme.

Çdo mendim është i çmuar. Mund të mësojmë të mendojmë pohime pozitive. Por do na duhet pak për të rimarrë kontrollin e mendimeve. Megjithatë, shpërblimi është i madh.

E kaluara nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Çfarëdolloj problemi nuk ka asnjë fuqi mbi ne. Fuqia jonë është në mendimet që zgjedhim për të menduar sot. Kujtoni, ka një pafundësi mundësish në shërbimin tonë.

Mund të mendojmë mendime të lumtura. Mund të mendojmë mendime pozitive. Mund të themi: “Po, mund t’ia dal”!

Mundemi vërtet të mendojmë mendime që na bëjnë të gëzuar. Mund të vendosim të mendojmë vetëm për të mirën e tanishme në botë. Mund të rrisim mendimet tona. Mund të përshëndetim ditën që lind me një buzëqeshje. Mund të lëmë botën të dijë që jemi të lumtur, që jemi gjallë. Mund të shprehim mirënjohje për gjithçka. Mund të duam trupat tanë. Mund të jemi miqtë më të mirë.

Me veprimet tona do jemi shembull për fëmijët tanë. Vetëm duke na vëzhguar, ata do mësojnë si të krijojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqshme për veten e tyre.

Shpërblimi ynë do jetë të shohim jetën tonë të bëhet ditë pas dite gjithmonë e më e gëzuar, plot me dashuri, e shëndetshme, perspektive dhe plot eksperienca të favorshme. E gjithë kjo do qëndrojë me ne deri në fundin e ditëve tona mbi tokë.

Pohoni: “Unë jam i vetmi mendimtar në kokën time. Unë zgjedh mendime pozitive, të lumtura dhe të dashura 24 orë në 24. Unë e dua jetën dhe jeta më do mua”.

Please follow and like us: