Albspirit

Media/News/Publishing

Një shkrim dhe 2-3 këshilla për prindërit që kanë fëmijët në adoleshencë

Xhoi Jakaj

 

Dhunimi që po përjetojnë adoleshentët mes vetes, tashmë e njohim me termin bullizëm.

Bullizmi dëmton shëndetin mendor dhe fizik, madje edhe vret fëmijë të pafajshëm nëse nuk i mbrojmë!

Në kohët që jetojmë, përfshirja e fëmijëve që herët në Tik-Tok dhe rrjete sociale është një alarm i frikshëm por askush nuk e shikon, shumë merren me politikë e bëjnë statuse për zgjedhjet dhe kush vodhi kë, por harrojnë ku pikon çatia dhe me çfarë merret gjatë ditës fëmija.

Kaloni më tepër kohë me të dhe jepi mundësi te flasë, ta nxjerrë brengën që e mundon, ndryshe ai ose ajo që po kalojnë këtë problem e kanë të vështirē mbijetesën në ambientin ku mëson apo jeton…

Bullizmi dhe abuzimi ngjajnë shumë e janë të përhapura tej normave të lejuara shoqërore vitet e fundit, edhe më shumë sot falë Tik-Tokut e Istagamit.

Kujdesi duhet të fillojë që në kopësht, të shtrihet në shkollat fillore dhe ato 9-vjeçare me një program të detajuar me projekt nga shoqatat ose shteti me një grup profesionistësh, sepse parandalimi është më i lehtë se shërimi.

Çfarë është Bullzmi?

‘Bullying’ i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon dukurinë e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që iu bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur e të vetmuar.

Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, dëshirë që vret, veprim që lëndon, një disbalacë në forcë dhe përdorim i padrejtë i forcës së agresorit.

Shkurt një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës.

Këta individë  agresivë kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke shfrytëzuar deri në pikën kur mund t’u marrin dhe jetën?

Bullizmi dhe format e shfaqjes…

  1. Bullizmi fizik: Abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme.
  2. Bullizmi psikologjik verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve…
  3. Bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë ose në festa që organizon klasa.
  4. Bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale.
  5. Bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht…
  6. Bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunës…

 

Si ta dallojmë fëmijën që është nën presion?

  1. Adoleshenti nuk pëlqen më gjërat që kishte dëshire më parë.
  2. Adoleshenti është i fiksuari pas Instagramit apo Facebook, nëse ka llogari dhe papritur tenton t’i mbyllë ato nga frika.
  3. Fëmija nis të ketë shumë dhembje koke ose dhembje stomaku.
  4. Adoleshenti grindet dhe nuk flet me miqtë.
  5. Ai/ajo nuk do të shkojë në shkollë ose në stërvitje.
  6. Adoleshenti nuk pëlqen më veten, as veshjet e mëparshme.
  7. Ata arrijnë deri aty se fillojnë të ushtrojnë vetë bullizëm ndaj një më të dobëti.

 

Po a ka mënyra efikase për t’i mbrojtur adoleshentët?

*Bisedoni me mesuesen e djalit ose vajzes tuaj.

*Përfitoni nga “orët e hapura”. Per te shtruar problemin.

*Shkoni në takime me prindër dhe ngrijeni si problem, bëje publike bullizmin që i ndodh fëmijës tuaj dhe vetë bëhu ndonjëhereëhetues i fëmijës së bullizuar nga kush i vjen.

*Mbrojeni atë dhe mësoj fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me personin që e agreson e shantazhon dhe bullizon.

Dhe në fund.

*Luftoni t’i induktoni vetëbesim dhe aftësi të mbrohet, por jo të marrë me vete armë të ftohta as ato të vërteta sepse nga kjo situatë, dëmi është deri në humbje jete.

Post Scriptum:

Unë guxoj e jap këshill pasi kam ardhur në treg me dy libra për këtë moshë: “Adoleshenca në filtrin e dashurisë” dhe “Paraadoleshenca sfidat e prindërimit”, në bashkëautorësi me Anxhela Pezën.

Botimet Toena po i riboton sepse gjithë kopjet në librari kanë mbaruar!

Please follow and like us: