Nertila Meta: Boshti pranveror!
Dhe ndalet era në supet e tua…
Kjo pranverë qenka kaq tekanjoze
humb shikimin në njeriun që dua
një diell, miliona horizonte…
Ashtu siç vijnë shkojnë motet
marrin stinët dhe streset me vete
shpirtit tënd nuk ja njoha dot kodet
Por dritë-hijet e një copë jete…
Kaq e thjeshtë është të shprehesh
se vullkani pa llavë nuk gjen terren
kaq e vështirë qenka të zhvishesh
nga kotësia që shpirtin ta bren…
Kjo krenaria jote që nuk u ul në tokë
po përpëlitet si nëpër erë
nuk e di a e kuptoi dot
se vetminë e bëri vrer…
Shërohu, nga mistikja e shpirtit tënd…
Dhe për mua krijo një vend
që të kuptojmë ekuacionin
pranvera dhe ne, ku përfundonim?!
Maj 2023.
Please follow and like us: