PROFESORESHA NGA UNIVERSITETI I ANTWERP MBAN LIGJËRATË PËR STUDENTËT E KOLEGJIT AAB
17 Maj 2023
Për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB është mbajtur një ligjëratë nga profesoresha Mieke Vandenbroucke e Universitetit të Antwerp – Belgjikë. Fokusi i kësaj ligjërate ishte rreth “Information dissemination and language use during the COVID-19 pandemic outbreak”.
Vandenbroucke solli një këndvështrim nga koha e pandemisë dhe mënyrat e informimit në këtë fazë, duke përfshirë edhe gjuhën e zgjedhur që praktikohej për ta transmetuar lajmin deri te publiku.
Ajo shfaqi në detaje disa raste krahasuese mes raportimeve që bëheshin në Kosovë dhe Belgjikë, ndërsa mori edhe mendimet e studentëve lidhur me përvojat e tyre gjatë asaj kohe.
Please follow and like us: