Albspirit

Media/News/Publishing

DREJTORI PËR SIGURI PUBLIKE NË OSBE MBAN LIGJËRATË PËR STUDENTËT E KOLEGJIT AAB

20 Maj 2023

Me një përvojë mbi 23 vjeçare si detektiv dhe marins amerikan Edward Anderson tani drejtor për siguri publike në OSBE, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB. Ai foli rreth përvojës së tij prej dy dekadash për rastet të cilat ka zbuluar personalisht por edhe në të cilat ka qenë pjesë. Anderson pati disa teste/intervista për studentët në aspektin e psikologjisë kriminale, ku u tregoi shembuj dhe parashtroi pyetje për ta. Studentët dëgjuan me shumë vëmendje atë, ndërsa patën disa pyetje dhe e falënderuan për informatat e përvojat që ndau me ta.

Ai gjithashtu u takua edhe me zv/rektorin e Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi dhe profesori Ardian Sallauka, ku shprehu vlerësimin e tij për kontributin e institucionit në shoqëri.

Drejtori për Siguri Publike në OSBE mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

Please follow and like us: