Albspirit

Media/News/Publishing

Stoikët, pesë rregulla për një karakter më të fortë

RREGULLI NR. 1: Mos harro se je i fortë

Nuk ke nevojë të ndërtosh medoemos forcën e karakterit, por duhet patjetër të kuptosh se je më i fortë se sa mendon. Ti përballesh çdo ditë me sfida që askush tjetër nuk mund t’i kuptojë dhe i përball ato e madje edhe i mban të fshehta, për vete. Forca që ke për të përballuar këto sfida është e zbatueshme në të gjitha aspektet e jetës tënde.

RREGULLI NR. 2: Mos harro vdekjen

Siç thoshin stoikët: “Memento mori”, mos harro vdekjen. Kjo gjë duhet të të shërbejë si një kujtesë që vështirësitë janë të gjitha kalimtare, dhe se ato vetëm sa e forcojnë karakterin tënd dhe ndërtojnë mençuri.

RREGULLI Nr. 3: Mos imagjino përbindësha në hije

Seneka thoshte që ne ia shtojmë hallet vetes, duke imagjinuar më të keqen. Nëse mendimi që ke në kokë nuk të sjell zgjidhje për hallin, atëherë largoje. Do të përballosh sfidën kur të vijë, mos u lodh duke e ndeshur përditë në mendjen tënde.

RREGULLI NR. 4: Më pak është më mirë

Mjaft bëra njëqind gjëra njëherësh, mjaft mendove kaq shumë, mjaft i shkove pas kaq shumë gjërave dhe përpiqu të vësh rregull në jetën tënde. Kjo do të të ndihmojë të fokusohesh tek ajo që është e rëndësishme. Dhe gjithë ato çikërrima në jetën tënde nuk do të të peshojnë më. “Largoji gjërat që nuk janë thelbësore”, thoshte Bruce Lee.

RREGULLI NR. 5: Gjithmonë hidh një hap

Hapat e vegjël sjellin progres të madh. Sado i vogël të jetë, sigurohu që të hedhësh nga një hap çdo ditë në drejtim të vetëpërmirësimit. Nuk ka lidhje me madhështinë, ka të bëjë me përpjekjen për të mos u rrëzuar. Duhet të rrish mbi krye të jetës tënde me qëllim që jeta të mos rrijë mbi kryet e tua.

Please follow and like us: