Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Gjuha e dashurisë është gjuha hyjnore

Është për t’u çuditur sa shumë përdoret gjuha e urrejtjes në jetën e përditshme, duke filluar nga bisedat e rëndomta në mes të njerëzve e deri te instancat më të larta shtetërore.

Kujt i krijon kënaqësi kjo gjuhē urrejtëse dhe athua i bënë mirë shēndetit tonë?

Neuroshkenca e ka vërtetuar se një nervozë mund të shkatërrojë deri në 100.000 qeliza nervore, tē cilat nuk renegjerohen mē. Ky ēshtē përfitimi që kemi për shëndetin tonē për ‘kënaqësinē’ e përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Pse nuk përdoret gjuha e dashurisë, pyet njeriu? Pse kur është një gjuhë hyjnore që ekziston prej se ekziston edhe vetë njerëzimi nē tokë?!

Gjuha e dashurisë shëron zemrat e lënduara dhe plagët e pashëruara më shumë se diskutimet kontradiktore në mes të njerëzve.

Kur njeriu ngrihet me mendime dhe emocione në frekuencën e dashurisë dhe nga ajo frekuencë transmeton fjalimin e tij karshi individit dhe publikut të pranishëm, nuk ka zemër as shpirt që nuk e mirëpret atë njeri dhe atë fjalim. Nuk ka njeri që mund të ngrihet dhe ta sulmojë njeriun që dhuron dashuri. Kjo sepse vetëm fuqia e qëllimit tē dërgesës së dashurisë nga folēsi tek publiku I pranishëm shëron në ndërdije pa numër qeliza në trupin e dërguesit dhe publikut njēkohēsisht.

Dashuria shëron dhe qetëson, pajton dhe afron çdo njeri në rruzullin tokësor.

Pse tē urrejmë, kur Universi ka dashuri dhe tē mira materiale të pafundme për tē gjithë? Pse të urrejmë e të sëmuremi, kur mund ta përdorim gjuhën e paqes dhe ndihmës, që është pjesë përbërēse e gjuhës së dashurisē. Pse duhet të përçahemi e të shkatërrohemi si popull,  kur jemi aq human e bujar në zemër dhe shpirt, kur tradicionalisht e kemi trashēguar thënien “ bukë, krip e zemēr“.

Pse mos të kënaqemi qoftë edhe në foltore të parlamentit duke japur zgjedhje konstruktive dhe jo gara për të lënduar tjetrin me gjuhën e urrejtjes.

Gjuha e dashurisë bashkon dhe krijon mrekulli në përparimin e shtetit dhe të popullit dhe lë një trashëgimi kulturore të shëndoshë tek gjeneratat e reja.

Të dashurit e mi, kudo që jeni, në çfarëdo pozite që jeni, përdoreni çdo ditë sa të mundeni gjuhën e dashurisë sepse e keni një ilaç universal që shëron çdo gjë, e për të cilën nuk paguani asgjē.

Përdorimi i frekuencës sē dashurisë ēshtë formulë sekrete për hapjen e çdo porte të suksesit dhe lumturisë në jetën tonë!

Please follow and like us: