Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Ekstazë verbërie

Haxhi Qamil teknefezi,
Helm e vrer mbushur thesi,
S’na u ndave brez pas brezi:
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!

Me brekushe, me kobure,
Me tamtam e me tambure,
Tufa shkarpash u vë flakën:
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!

Dhe pas vdekjes ke maraz
A të ndjekin qorrat pas.
Që çdo njeri të bërtasë:
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!

Qorri fle, apo nuk fle,
Errësirë e ka gjithnjë.
Në një tel tingëllon harpën:
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!

Po kur koha pjell një tjetër,
E hedh poshtë Babën e vjetër.
Vdiq Baba, rroftë Baba:
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!

Mbirë ngado kjo farë hithësi,
Nëpër terr qorrat kuisin:
Flakni gunën, flakni kërrabën!
As flamurin, as shkabën.
Dum Babën, dum Babën!