Astrit Lulushi: Ku ndodhet Itaka?
Shumë studiues tani vënë re se gjeografia e ishullit Itakë, përshkruar nga Homeri, nuk është plotësisht në përputhje me Itakën e ditëve të sotme. Në studimet e tyre thuhet se Homeri bën gabime gjeografike kur përshkruan peizazhin e një ishulli të cilin nuk e kishte vizituar kurrë personalisht (Homeri ka jetuar në Azinë e vogël). Kjo i kundërvihet idesë, se Ithaka e Homerit është i njëjti ishull i njohur sot në greqisht si Ithaki. Ky identifikim deri diku pranohet. Megjithse, edhe ide të tjera nuk janë të padiskutueshme.
Shumë studiues, të lashtë e të kohës, thonë se gjeografia e ishullit të përshkruar nga Homeri nuk është e njëjtë me Ithaki e sotëm.
Straboni, i konsideruar si babai i gjeografisë, ishte grek nga Azia e Vogël. Në vitin 20, kur Roma sapo ishte bërë Perandori, Straboni, duke u mbështetur në burimet e lashta të viteve p.e.s, tha se në kohën pas Homerit, një pjesë e vogël e ishullit Kefalon u shkëput dhe krijoi ishullin Palik. Këtë ndarje historianët e quajn “Kanali i Strabonit.
Ithaki është kandidati më i mirë për ishullin, i cili që në antikitet njihej si shtëpia e Odiseut. Por asnjë rrënojë e pallatit të tij nuk është zbuluar. Kjo bën që çështja të mbetet e hapur dhe shumë njerëz të spekulojnë.
William Gell, historian – duke shkruar në 1807 – besonte se “Ithaca” e Homerit ishte në bregun Aetos të ishullit Ithaki, afër gjirit të Vathisë. Samuel Butler zhvilloi një teori të diskutueshme se Odisea erdhi nga pena e një gruaje të re siciliane, e cila e paraqet veten në poemë si Nausicaa, në bregun e Siçilisë. Historiani britanik Robert Graves, i njohur si autor i shumë librave mbi mitologjinë, e shpjegon këtë histori në romanin e tij Homer’s Daughter. Arkeologu gjerman Wilhelm Dorfield, në fillim të viteve 1900, pasi kishte kryer gërmime të shumta në ishullujt Ithaki dhe Lefkadë, propozoi që pallati i Odiseut ndoshta mund të gjendet në Nidrit në bregun jugor të Lefkadës. G. Volterra, duke shkruar në vitin 1903, besonte se dikur mund të ketë patur “kanal të Strabonit” midis Palikit dhe Kefalonit. A.E.H. Goekoop, duke shkruar në vitin 1908, besonte se “Ithaca” ndodhej në juglindje të qytetit të Argo-stolisë. W.A. Heurtley dhe Sylvia Benton – besonin se “Ithaca” ishte në ishullin Ithaki dhe në gërmimet e tyre gjetën monedha të shekullit të 9 p.e.s.; në monedha Odiseu shfaqet me plis në kokë. Një kërkim për atdheun e Odiseut, autorë të tjerë besojnë se qendra e Itakës homerike ishte në Kefaloninë juglindore ku tani ndodhet fshati Poros.John Underhill – duke punuar për herë të parë në 2003 – beson se Paliki është vendndodhja e “Ithaca”, dhe se “Kanali i Strabonit” e ndau atë nga Cefalonia.
Homeri thotë se Odisea “eci përmes një kallamishteje” në ishull, ecje që mund të bëhet vetëm në Lefkada. Ishulli gjithashtu ka ujëvara, ku “gratë e Itakës shkonin për të larë rrobat”. Pranë vendit, ku mendohet se ishte pallati i Odisesë, janë “Ujëvarat e Nidrit”, nga ku buron edhe lumi “Dimosarii”; ku ndodhet edhe “Mela-nidros” (me la e ndru). Ka pasur sugjerime se Itaka u riformua nga tërmetet prandaj nuk mund të provohet se ku ka qenë territori i ishullit.
Fjala Ithaka, gjithashtu, mund të jetë ose është shqip ‘e thata’; ‘Ishulli i Thatë’. Fjalorët etimologjikë e japin:
Itaka: Ishull, shtëpia legjendare e Odises; shkronja e parë ‘I’ është fenikase për ”ishull”, pjesa tjetër nuk dihet.
Uliks: “I lënduar” ose “i zemëruar”. Është versioni latin i Odiseut, “udhëtues”, një emër që frymëzoi fjalën “Odyssey”, që do të thotë “udhëtim epik”.
Ndonjë mund të thotë se Odise – Uliks vjen nga fjala ‘uthull’, pasi që kur lindi qante shumë – dhe i ati tha “jepi uthull”.
Duhet thënë gjithashtu se në kohën romake, Itaka ishte pjesë e Eparkisë së Ilirisë. Kur perandori Kostandin ndau Perandorinë gjatë shekullit të 4-të, Itaka u bë pjesë e Perandorisë Bizantine, derisa u pushtua nga normanët në 1185 dhe anzhuinët në shekullin e 13-të. Për disa kohë, Itaka ra në duart e Venedikut. Më 1453 erdhën osmanët. Përfundimisht, Itaka iu bashkua revolucionit të vitit 1821 që solli pavarësinë e Greqisë. Se ku ndodhet Itaka e Odisesë sot, kjo ende nuk dihet.
Please follow and like us: